Plotësohet “shporta” me 16 ekipet e kualifikuara, Young Boys dhe Slavia Praga bëjnë suprizën, ja rezultatet (VIDEO)

178
Sigal

Janë konfirmuar tashmë të gjitha skuadrat e kualifikuara për raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës. Milan, Mançester Junajtid, Roma, Olimpiakos, Jang Bois, Slavia Praga, Dinamo Zagrebi dhe Dinamo Kiev plotësuan koleksionin e 16 ekipeve që do të luftojnë më tej për trofeun e Ligës së Europës.

Skuadra e Stefano Piolit u mjaftua me barazim 1-1 në “San Siro” për të eliminuar nga gara Crvena Zvezdën. Falë golave në fushën kundërshtare, “Djalli” vazhdon garën më tej. Kualifikohet lehtësisht Roma, e cila mundi dhe në shtëpi Bragën. Një tjetër pretendent për trofeun Mançester Junajtid u mjaftua me barazim 0-0 ndaj Real Sociedadit për të vazhduar më tej aventurën europiane.

Surprizat e mbrëmjes së sotme janë Jang Boisi dhe Slavia Praga. Zviceranët, të cilët i dogjën ëndrrën e Tiranës për pjesëmarrje për herë të parë në një fazë finale të kompeticionit të futbollit europian, mposhti 0-2 Bajer Leverkusenin në Gjermani duke siguruar kualifikimin në 1/8-at. Slavia Praga e Piter Olainkës eliminoi në Angli Lestërin, i cili nisej si favorit, por gjithçka rezultoi ndryshe. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dha asistin e golit të dytë.


REZULTATET DHE GOLAT E NDESHJEVE

FT| MILAN-CRVENA ZVEZDA 1-1

 FT| ROMA-BRAGA 3-1

 

 

FT| BAJER LEVERKUSEN-JANG BOIS 0-2

FT| KLUB BRYZH-DINAMO KIEV 0-1

 

FT| DINAMO ZAGREB-KRASNODAR 1-0

 

FT| LEIÇESTER-SLAVIA PRAGA 0-2

 

 

FT| MANÇESTER JUNAJTID-REAL SOCIEDAD 0-0

 

 FT| PSV-OLIMPIAKOS 2-1