Dr.Odise Çaçi: Pse nuk zbatohet në Shqipëri “Betimi i mësuesit” ?!

744
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pedagogu i nderuar R.Dottres, pas një pune këmbëngulëse hartoi tekstin e betimit solemn për Mësuesin

A ka betim për mësuesin (edukatorin), siç ka për mjekun, formuluar nga Hipokrati.

Po ka! Ky është një dokument i pajtimit me përgjegjësinë për edukatorin dhe për drejtuesit e arsimit, shpreh vullnetin e mirë për të punuar me ndërgjegje e përkushtim në këtë detyrë fisnike.

Në vitin 1966 UNESKO kërkoi që arsimtari të japë betimin solem, duke pranuar përgjegjësitë profesionale për këtë profesion të nderuar.

Pedagogu i nderuar R.Dottres, pas një pune këmbëngulëse hartoi tekstin e betimit solemn për Mësuesin (Edukatorin):

“Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.

Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbaj një pjesë të përgjegjësisë.

Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.

Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.

Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjitha të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim. Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder“

Duke analizuar këtë betim nxjerrim tre kokluzione të rëndësishme:

a-respektimi i nxënësit,
b-mbrojtja e nderit të profesionit,
c-përsosja e vazhdueshme e shkollës.

Por, koha deri në 2012 ka evoluar mjaft dhe mund të shohim gjëra të reja në kuadër të globalizmit dhe sfidave të tij në këtë mijëvjeçar të ri.

Betimi i dytë është hartuar nga E.Boyer-it(SH.B.A.) Teksti :

“Nëpërmjet këtij betimi unë afirmoj dedikimin tim ndaj profesionit të arsimit.

Me këtë pohim, unë përfshij detyrimet e edukatorëve profesionistë për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme, për të ngritur kuptimin dhe kompetencën njerëzore dhe për t’i sjellë nder orvajtjeve të mësimdhënies dhe mësimit.

Unë vetë i pranoj këto detyrime dhe të jem vigjilent dhe i përgjegjshëm, që edhe kolegët e mi t’i pranojnë e mbështesin ato.

Unë do të jem i vëmendshëm ndaj përgjegjësisë për të rritur inteligjencën e nxënësve nëpërmjet një vazhde të disiplinuar njohurish.

Do të jem i palëkundur për këtë vendim, bile edhe atëhere kur të jem i dobët dhe i tundur për të abdikuar një përgjegjësi të tillë ose t’ua hedh fajin pengesave që e bëjnë detyrën të vështirë.

Unë do të jem këmbëngulës në vendimin tim për të ngjallur respect, për një jetë plot studime dhe respekt për gjithë të tjerët.

Për t’i kryer me besnikëri këto detyra profesionale, unë premtoj të punoj gjithmonë për një kuptim më të mirë të përmbajtjes sime, të praktikës sime udhëzuese e të studentëve, që i nënshtrohen kujdesit tim.

Unë premtoj të kërkoj e mbështes strategjira, që nxisin cilësinë në mësimdhënie e në të mësuar dhe t’i organizoj të gjithë të angazhohen në arsimimin dhe t’u jap mundësinë të arrijnë përsosmëri.

Premtoj të matem me cilësitë që unë dua të edukoj dhe të mësoj e të nderoj përgjithmonë një mënyrë demokratike të jetës, që s’mund të ekzistoj pa mendje të lira, të disipilnuara e të kulturuara.

Unë e di që me kohë përpjekjet e mia do të ofendojnë privilegjin e statusin, që do të kundërshtohen nga paragjykime e mbrojtës të pabarazisë dhe që unë do të përballoj argument, që kërkojnë të dekurajojnë përpjekjet e mia dhe të dobësojnë shpresat e mia.

Por unë do të mbetem besnik ndaj besimit që këto përpjekje dhe ndjekja e këtyre qëllimeve do më bëjnë të vlefshëm për profesionin tim dhe profesionin tim të vlefshëm për një popull të lirë.

Përpara këtij tubimi, unë e lidh veten me këtë betim”.

Po kur duhet të bëhet betimi solemn..

Ka mjaft mendime për këtë:

a-me rastin e diplomimit,
b-me rastin e fillimit të punës,
c-me rastin e fillimit të studimeve në universitet etj, etj.

Kjo mund të organizohet ditën e fillimit të vitit të parë akademik etj.

Tek ne në Shqipëri nuk ka një betim të tillë solemn.Mirë është që të propozohet dhe miratohet njeri nga dy betimet që janë sot në Europë dhe SHBA.