Nuk ndalet Milani, shkatërron Empolin e Veselit, Piatek shënon sërish

686
Sigal

Milani nuk di të ndalet në Seria A. Kuqezinjtë kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke arritur në kuotën e 45 pikëve, vetëm një më pak se Interi.

“Viktima” e radhës ka qenë Empoli i Veselit, duke e mundur në shifrat 3-0 në “San Siro”. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte në fushë për 90 minuta, por pa mundur që të ndalet, Piatek. Sulmuesi polak do të zhbllokohej në minutën e 49-të, pas një pasimi fantastik që mori nga krahu i djathtë.

Në harkun e dy minutave, Kessie dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur, duke ja kaluar mbi kokë topin portierit. Në minutën e 67-të, Castillejo shënoi dhe golin e tretë për Milanin, që vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Piatek ndërkohë është ngjitur në kuotën e 18 golave, vetëm një më pak se Cristiano Ronaldo.