Kërcënime për kandidatët e LSI në Elbasan, Kryemadhi: Ka pasur nga kryeprokurori Elbasanit, vëllai i kandidatit të PS për deputet, Besjan Ajazi

433
Sigal

Në vazhdim të emisionit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

A ka pasur kërcënime në qarkun e Elbasanit ndaj kandidatëve të LSI-së?

Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

Pse nuk i keni bërë publike këto denoncime?

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij. Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar.