VIDEO/ Shoqëria Civile nis protestën te Kryeministria, mesazhet që kanë për Ramën

702
Ndërsa PD dhe LSI po bëhen gati për protestën e radhës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që pritet të zhvillohet pas Pashkëve ortodokse, siç ka deklaruar kryeopozitari Basha, sot proteston Shoqëria Civile.
Sigal


Aktivistë dhe qytetarë protestojnë sot (e shtunë, 7 Prill) përpara Kryeministrisë. Protesta ka të njëjtin motiv si ajo e opozitës: Kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe koncensioneve.
Nisma Thurje sapo ka publikuar një video që tregon momentet e grumbullimit të protestuesve, tek Monumenti i Pavarësisë, Parku Rinia!

Ata mbajnë në duar, pankarta me shprehjen “Më arrestoni edhe mua” dhe banderola ku shkruhet: “Boll me arrogancë, dhunë dhe koncensione”.
30127551_743401875868983_5604770572811632640_n

Për protestën e sotme përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë marrë edhe lejen e policisë. Tubime siç thuhet nis nga Parku Rinia dhe kumbon para Kryeministrisë. E gjithë protesta pritet të zgjasë tre orë.
30226311_743180639224440_6377433505734852608_n