Pioli: Ne jemi Milani, duam të fitojmë Europa League!

143

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i gëzohet formës së pabesueshme të Zlatan Ibrahimovicit, i cili u shfaq vendimtar për “Djallin” në derbin e Madoninnas. I pyetur rinovimin e mundshëm të gjigantit suedez edhe një sezon tjetër, tekniku italian u përgjigj:

“Nuk e di, është e vështirë të mendosh për të ardhmen, madje as ai nuk po e mendon. Gjëja më e mirë është të shohësh Zlatanin të lumtur, të lumtur duke u stërvitur dhe shokët e tij të skuadrës. Ka kohë për të menduar për sezonin e ardhshëm.”

Drejt përfundimit të kontratave janë gjithashtu Donnarumma dhe Calhanoglu.

“Ne po flasim për lojtarë shumë të rëndësishëm si Gigio, Zlatan dhe Calhanoglu. Klubi do të bëjë gjithçka që të vazhdojmë së bashku.”

Milani do të luajë të enjten përballë Celticut në Europa League …

“Ne jemi Milani, duhet përballemi në çdo ndeshje dhe çdo garë me seriozitet dhe ambicie. Nuk kemi luksin të zgjedhim një gjë ose tjetrën. Është e qartë se do të nevojiten më shumë lojtarë, do të jetë normale të bëjmë ndryshime. Duam të bëjmë mirë në Europë, pasi Europa është kopshti i Milanit. Ne jemi në Europën që ka më pak rëndësi, por do të përpiqemi të bëjmë mirë dhe ta fitojmë trofeun, sepse ky është mentaliteti ynë. Ne jemi në një grup shumë të ekuilibruar. Do të ishte e rëndësishme ta nisnim mirë, vëmendja jonë është në debutimin ndaj Celtic”.

Për garën në Serinë A e veçanërisht për ecurinë e Juventusit, Pioli komentoi:

“Pirlo është një person shumë inteligjent, ai do të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje për Juventusin. Kur të fillojë një cikël i ri, duhet kohë, atëherë ne e dimë që koha është e shkurtër në futboll. Juve mbetet favorite, gjithsesi”.