LSI i përgjigjet Ramës: S’je as komandant i kotecit tënd! Meta ka qenë komandant i LSI, sot komandant i Forcave të Armatosura

245
Sigal

Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e LSI, ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideron Presidentin Ilir Meta një komandant të LSI. Pas reagimit nga Presidenca lidhur me qëndrimin e Ramës, ka reaguar edhe LSI, sipas të cilës, Kryeministrin nuk e shpëton dot inati që ka me Presidentin.

“Ilir Meta ka qenë Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.

Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie.

Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri”, shkruan Mehmetaj.