‘Liro kuksianët’/ Çfarë po planifikon Basha dhe Kryemadhi?! Opozita nis zbatimin e planit (FOTO)

424
Tensionet mes palëve politike priten të zhvendosen sot në Kuvend. Seanca plenare nisi siç ishte parashikuar, por pa praninë e deputetëve të PD-së, pasi ata po mbajnë mbedhjen e grupit. Ndonëse deputetet e PD-së erdhen ne salle me vonese, kryedemokrati Lulzim Basha takoi per pak caste Kryemadhin. Nuk dihet se per cfare folen dy lideret, nderkohe qe deputetet e opozites nxoren pankartat me mbishkrime ‘liro kuksianet’.
Ora- 1025- Zguri: Reforma zgjedhore qe po përgatitet do jete serioze
I pari që ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ka qenë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Teksa evidentoi disa nga problemet në Kodin zgjedhor, Zguri tha se ka një numër të lartë tq zgjedhësve pa kod vendbanimi. “U reduktua numri i dublimeve në lista. Numër i lartë i zgjedhësve pa kod vendbanimi. Reforma zgjedhore qe po përgatitet do jete serioze. Problem për zgjedhjet janë komisioneret e patrajnuar. OSBE-ODIHR theksoi rishikimin e legjislacionit. Administrimi zgjedhor kërkon reforme te thellë. Te largohemi nga administrimi politik dhe të ngrihet qendra e trajnimeve prane KQZ”, tha Zguri.
Sigal


parlament opozita per kuksianet

parlament opozita

CFARE PRITET TE NDODHE SOT
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha ranë dakord dje para se t’i komunikonin grupeve parlamentare planin. Seanca e sotme plenare pritet të mos jetë normale, ku mendohet se as tensioni nuk do i mungojë. “BalkanWeb” mësoi se opozita do të kërkojë përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti duke i dhënë në këtë mënyrë dënimin që nuk i dha Byroja e Kuvendit për fjalorin e përdorur ndaj shqiptarëve.
Burime nga të dy kampet opozitare paralajmëruan dje se nëse kryetari i Kuvendit Ruçi nuk do marrë parasysh kërkesën e opozitës, seanca do të ketë tensione, si ajo për zgjedhjen e kryeprokurores se përkohshme.
Rendi i ditës parashikon te enjten vetëm miratimin e raporteve vjetore të Entit Rregullator të Ujit dhe KQZ-së për 2017, si dhe disa ratifikime marrëveshjes, ndërsa opozita do i japë zë kuksianeve dhe biznesit të vogël.