EMRAT/ Vodhën ‘Benz’-in dhe 100 milionë lekë, kapen dy ‘skifterët’ në Fier

544
Dy persona kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhje të ndodhur pak ditë më parë në Fier.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Renaldo Latifi, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muca, 24 vjeç, të dy banues në Levan, akuzohen se i kanë vjedhur në banesë makinën dhe 10 milionë lekë të reja shtetasit me inicialet XH.K.
NJOFTIMI I POLICISE
Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milionë lekë të reja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:
1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.
2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.
Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.
Sigal