Përparim Daiu: Kjo “Final 4” ka çeduar, duhet ndryshim i skemës

SUPERIORE/ Përparim Daiu bën analizën e rrugëtimit 13 javor, ka mendim ndryshe për organizimin.

Agron KAJA

Me ndeshjen Tirana-Bylis 4-0, Abissnet Superiore mbylli javën e 13-të të saj, në të cilën u shënuan 13 gola. Me 3 barazime 1-1, një fitore në transfertë dhe 1 fitore vëndase, kjo është situata pas rezultateve të kësaj jave, e cila vjen në analizën e specialistit të futbollit, Përparim Daiu, i cili në gazetën “Telegraf” vjen me vlerësimin pozitiv. “Në tërësinë e tij, është duke u luajtur një kampionat me rivalitet, që në këtë rrugëtim ka sjellë me ngjeshje në dy kahjet e renditjes. Për ngjeshjen që ka krijuar në renditje, si në krye e në fundin e saj, po ecën pa shumë shkëputje dhe pa diferenca. Por mos harrojmë se këto diferenca do bëhen më të dukshme  në fazën e tretë, ku skuadrat bëhen më cinike për rezultate, si për zonën “Final 4”, por edhe në fundin e renditjes”, kështu e nisi bisedën ish-futbollisti i Besës, Partizanit e Kombëtares, Përparim Daiu. Ndërsa për ndeshjet e javës së 13-të, Daiu shprehet se në “Derbin” Dinamo City-Partizani pamë një ndeshje me nivel të kënaqshëm. “Si ndeshje më interesante e javës që u mbyll, mendoj se ishte “Derbi” Dinamo City-Partizani, ku pamë një futboll të kënaqshëm me dy filozofi fituese. Me Dinamon që kishte javë pa humbur, dhe Partizanin që vinte si kryesues. Por fitoi më i miri, dhe qartësisht Partizani që e meritoi fitoren. Ndërsa në ndeshjet e tjera, mendoj se te Teuta-Skënderbeu, durrsakët bënë hap falls në fushën e tyre, edhe pse me Skënderbeun nuk kanë diferenca. Lufta për mbijetesë ka një ngjeshje, si edhe në vëndet e tjera të renditjes. Por duhet thënë se për të gjitha skuadrat po mungon vazhdimësia e rezultateve. Unë veçoj këtu Partizanin dhe Egnatian, skuadra të cilat kanë kontigjente dhe se deri në fund do jenë koçkë e fortë”. Po çfarë sygjeron specialist Përparim Daiu për trajnerët e kësaj kategorie në futbollin tonë? “Trajnerët duhet të jenë më ngulmues dhe mbizotërues në lojë. Sepse ato ekipe që kanë më pak zgjedhje, janë më hermetikë dhe përqëndrohen në repartin e mbrojtjes. Por duke qënë se kampionati do ndërpritet për 13 ditë, kjo hapësirë pa ndeshje zyrtare do shërbejë për mirë për të gjitha skuadrat. Për rikuperime e korrigjime, mangësi që i kanë shfaqur gjatë garës. Nga ky këndvështrim, mendoj se për zonën “Final 4” do jenë Partizani, Egnatia e  Vllaznia, ndërsa nga Dinamo, Tirana ose Elbasani do dalë skuadra e katërt. Por unë mendoj se në kampionatin e ardhshëm, kjo Superiore duhet të korrigjohet, të mos vazhdojë me skemën “Final 4” sepse ka çeduar dhe nuk i përshtatet aktualitetit të futbollit shqiptar”, ishte kjo biseda e gazetës “Telegraf” me specialistin e futbollit, Përparim Daiu.

NOA

KATEGORIA E PARË

“Covid” në kampionat, 50% e trajnerëve të larguar

Në fundjavën e shkuar, Kategoria e Parë luajti ndeshjet e javës së 12-të. Por përpos rezultateve, edhe në këtë javë nuk i shpëtoi fenomenit të bankinave. Sepse ishte radha e Pogradecit që të provonte dorëheqjen e trajnerit Samuel Nikaj, menjëherë pas humbjes 0-2 ndaj Kastriotit. Ende nuk është zyrtarizuar ndonjë emër tjetër në bankinën e skuadrës liqenore, por duke e parë në ritmikën e 12 javëve të luajtura, del se në çdo dy javë po largohet një trajner. Kjo është mesatarja e deri tanishme në Kategorinë e Parë, një shifër “Covid” për futbollin e kësaj kategorie. Më parë, janë larguar nga bankinat trajnerët te Erzeni, Apolonia, Kastrioti, Lushnja dhe Valbona. Në 12 skuadrat e Kategorisë së parë, 6 prej tyre i kanë ndryshuar trajnerët, pra 50% e tyre. Gjithsesi, deri tani mbeten të paprekura bankinat te skuadrat e Flamurtarit, Vorës, Besës, Burrelit, Korabit e Kukësit. Dhe ky është një virus (Covid) që ndodh çdo sezon në këtë kategori, ndërsa dje Pogradeci ka gjetur zëvendësuesin e Samuel Nikaj, duke vendosur tiranasin Ardian Mema. Kështu, në 12 javë numri i trajnerëve të larguar është më i lartë se në sezonin e kaluar. Ndoshta deri në javën e 33-të, me këtë “matematikë” largimesh, do të kemi nga tre trajnerë për skuadër!

Trajnerët e larguar

Erzeni  J. Bespalla       E. Luga

Apolonia         A.Mergjyshi    S. Pajaziti

Kastrioti          D. Bubeqi        S. Nica

Lushnja           G. Magani       E. Xhafa

Pogradeci        S. Nikaj           A. Mema

Valbona           E. Gega           V. Gjoni

E veçanta e javës, Magani debutoi “frikshëm” te Tirana

Në javën e 13-të, Tirana kishte dy të veçanta. E para se mposhti Bylisin 4-0 në një stadium të “ftohtë” për shkak të mungesës së tifozëve, pas dënimit që Disiplina u bëri bardhebluve. Dhe së dyti, sepse në “Niko Dovana”, trajneri Gugash Magani u ul për herë të parë në stolin bardheblu në këtë sezon. Shkarkimi i Bledi Shkëmbit dhe emërimi si trajner i Gugash Maganit, i dha frytet e veta.

13 JAVË

Në Abissnet Superiore janë luajtur 13 javë, ku nga 10 skuadrat pjesëmarrëse janë luajtur 65 ndeshje.

13 DITË

Abissnet Superiore do të ndërpritet zyrtarisht për 13 ditë. Ndeshjet e javës së 13-të nisin më 23 nëntor.

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 13

Datë 9 nëntor 2024

Egnatia-Vllaznia         1-1

Teuta-Skënderbeu       1-1

Dinamo-Partizani        1-2

Datë 10 nëntor 2024

Laçi-AF Elbasani        1-1

Tirana-Bylis                 3-0

RENDITJA                   

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Partizani       13        24

2.Vllaznia        13        22

3.Dinamo C    13        20

4.Egnatia         13        20

5.Elbasani        13        17

6.Teuta            13        17

7.Tirana           13        14

8.Skënderbe    13        12

9.Laçi              13        12

10.Bylis           13        10

 

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 12

Dje, 8 nëntor 2024

Apolonia-Vora            2-0

Lushnja-Korabi           3-1

Sot, 9 nëntor 2024

Erzeni-Kukësi             0-1

Kastrioti-Pogradeci     2-0

Nesër, 10 nëntor 2024

Besa-Valbona  2-1

Burreli-Flamurtari       1-1

RENDITJA   

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Flamurtari     12        29

2.Besa             12        28

3.Vora             12        28

4.Kastrioti       12        20

5.Burreli          12        17

6.Apolonia      12        15

7.Lushnja        12        15

8.Pogradeci     12        15

9.Kukësi          12        13

10.Korabi        12        11

11.Valbona      12        9

12.Erzeni         12        2