Bayerni sonte mund të festojë titullin e 8-të radhazi

300
Sigal

Bayern Munchen sonte në mbrëmje mund të festojë titullin e 8-të kampion radhazi nëse do të fitojë sfidën ndaj Werder Bremen. Skuadra bavareze synon të koleksionojë kampionatin e 30-të në historinë e saj.

Epilogu i sfidës përballë ekipit të Milot Rashicës duket thuajse i pashmangshëm. Werderi kërkon pikë për mbijetesën, pasi është në zonën e rënies nga kategoria, por diferencat janë shumë të mëdha.

Bayerni mund të mbështetet mbi të gjithë te Robert Lewandowski, autori i 30-të golave sezonalë që synon të fitojë Këpucën e Artë dhe Topin e Artë, nëse do të ecë edhe në Champions League. Mbrëmjen e sotme mund të zbulojmë verdiktin e parë sezonal në Gjermani.