Partizani dhe Teuta ruajnë “paqen” me njëra-tjetrën (VIDEO)

390
Sigal

Partizani dhe Teuta nuk arritën të përfitojnë nga ndalesa e Laçit, duke e mbyllur sfidën mes tyre në barazim pa gola. Çinari dhe Bardhi provuan me goditje nga distanca në fraksionin e parë, por pa mundur që të gjejnë golin.

Në të dytën, Teuta shpërdoroi një mundësi të mirë me Krasniqin, që nuk arriti të shfrytëzonte një rast në zonë. Partizani në krahun tjetër do të gjente golin në minutën e 74-t me mbrojtësi Bitri, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Nga pamjet duket një pozicion i dyshimtë që mund të shkaktojë shumë polemika.

Partizani dhe Teuta mbajnë vendin e tretë dhe të katërt në renditje me nga 43 pikë.