Ti qëllimisht ndez mijëra diej në sy,
të më lidhësh me rreze të nxehta mua,
si lulja e diellit, të kthej kokën nga ty,
përjetësisht të mbetem e dashuruar.
Ti qëllimisht ndez në sy mijëra diej,
të më ndezësh zjarre në zemër mua,
të jem e vetmja krijesë nën ata qiej,
të pashkelur më parë, nga tjetër grua.
Kur urdhëron syrin diellor,të më puthi mua,
shpirti zgjat lastarët te rrezet e tua,
dhe të dua t’u fshihem syve të tu,me diell,
ti ngre leqe me rreze e më çon në qiell.
Më tërheq me fllade të harlisura prilli,
pa e ditur se jam zanafilla, nga rrjedh trilli,
pa pyetur në godas, si luaneshat me vetull
dhe të rrëzoj me zjarre ndezur.
Ti qëllimisht ndez mijëra diej në sy,
të më lidhësh me rreze të nxehta mua,
si lulja e diellit të kthej kokën nga ty,
përjetësisht të mbetem e dashuruar.