Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Ëndërr a vegim?! 

140
Sigal

Tërë natën e natës ndenjëm bashkë.
Ëndërr a vegim
brenda shtratit tim?!
Tërë natën e natës. Kur befas,
mbërrin rrezja e parë.
Rrezja e parë, që rindezi ditën,
e mbush me dritë e me ar,
duke më lënë mua prap vetëm.
Vegim apo ëndërr e gjallë?!
Mëngjesi, mëngjesi si një shpirtzi,
sa hap e mbyll sy,
më zhyt në vetmi.
Gjithë natën e natës ai me mua.
Gjithë natën e natës më puthte e më thoshte të dua.
Duke më dehur.
Duke më lumturuar.
Duke më dashuruar.
Ëndërr a vegim?!
Dhe vjen mëngjesi, e me të aguar,
me t’u afruar,
më shkëput nga lumturia pa mëshirë.