Ismail Xhaferi: Vizitë e zotit në Shqipëri

56
Sigal

 

Kur zbriti zoti tek ne,

iu bë koka tym e re.

Zoti im e zoti tënd,

midis nesh sa nuk u çmend.

Gjithë hajdutët me kollare,

e trazuan zotin fare,

U çudit zoti vërtet,

kur i pa në parlament.

U çudit zoti dhe pikë,

kur pa kush bën politikē.

Foli zoti urtë e butë,

këta janë të gjithë për burg.

Zëri zotit ish i prerë…

Këta janë në listë për ferr,

nga i riu tek i vjetri,

njëri më i lig se tjetri.

Këta janë të gjithë mafiozë,

që punojnē nën rrogoz.

Klithi foli i zemëruar,

politika do pastruar.

30 vite Shqipërinë,

e kanë çuar në greminë.

Dërgoj ëngjëj ta ringrëne,

po mafiozët nuk e lënë.

Shqipërinë që kam bekuar,

shpesh e shoh të shpartalluar.

Plot lumenj i mbushur vendi,

e ju ende drita s’keni.

U dhashë male, pyje, dete,

ta keni gjithçka për vete,

por ju jeni të hazdidur,

s’ka mbetur asgjë pa prishur!

Dhe minierat që janë ar,

ca të huaj ua kanë marrë.

Merr atë e merr këtë,

për popullin s’ka asgjë.

Foli zoti gjithë trishtim,

Jo! Hajdutët s’kanë ndryshim.

Dhe të majtë dhe të djathtë

mua më kujtojnë djajtë.

Hodhi zoti syrin rrotull,

nga Vermoshi gjer në Dropull.

Ku janė shkollat m’i tregoni,

ku është bakri ku është kromi?

Ku janë agrumet dhe vreshtat,

këtu lulëzojnë gënjeshtrat ?!

Ku janë gjithë ato miniera,

pse janë kthyer në halera?!

Ku jane armët dhe ushtria,

pse s’ka porta Shqipëria?!

Sytë i therën menjëherë,

kur pa gjithë pyjet të prerë.

Dhe ju bë balli furtunë,

kur pa njerëzit të papunë.

Këtu vret vëllai vëllanë,

dhe i ndershmi merr dynjanë.

S’e kisha menduar kurrë,

të vriteshit për një gur!

Zotit sa si ra të fikët

kur u njoh me pasanikët.

Anë më anë e brinjë më brinjë,

e kanë vjedhur Shqipërinë.

Kur pa kush ish pasuruar,

e zuri kokën me duar,
dhe iku me lesh lëshuar…