Sigal

Peter Pacult nga sot nuk është më një trajner i Kukësit. Austriaku është larguar nga stoli i skuadrës verilindore vetëm pak ditë pas barazimit 0-0 ndaj maltezëve të Valettas në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Champions League, një rezultat që nuk e kënaqi aspak presidentin Safet Gjici i cili mori vendimin drastik për të mos i rinovuar kontratën, ish trajnerit të Rapidit të Vjenës pasi palët nuk arritën akordin.

Ishte vetë klubi i Kukësit që e komunikoi lajmin në faqen zyrtare duke falënderuar Peter Pacult për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe duke i uruar suksese në të ardhmen.

“FK Kukësi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me trajnerin, Peter Pacult. Dy palët nuk kanë rënë dakord për pretendimet financiare, kështu që klubi i Kukësit, e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese trajnerit Peter Pakult në karrierën e tij të mëtejshme. Klubi dhe ekipi vijojnë me intensitet punën dhe stërvitjen për të kaluar në turin tjetër të Champions League.

Nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trajner, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin. Nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trajner, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin”, shkruan klubi verilindor.

Sipas të gjitha gjasave drejtimin e Kukësit do të marrë Armando Cungu me shkodranin që do të rikthehet në stolin e verilindorëve me shpresën për të përsëritur suksesin e vitit 2012 ku arriti të kalonte tre ture në Europa League me nënkampionët e Shqipërisë.