Nga Teuta tek Lazio, rrugë e gjatë për Muriqin, të hënën vizitat mjekësore në Romë

284
Sigal

Vedat Muriqi do të jetë një lojtar i ri i Lazios. Sulmuesi i kombëtares kosovare e i Fenerbaçes do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me shoqërinë bardhekaltër prej dy milionë euro në sezon.

Muriqi, që mund të marrë pjesë edhe në grumbullimin në Auronzo, duhet të mbërrijë në Itali në fundjavë, me vizitat mjekësore të programuara në Romë pikërisht të hënën. Në arkat e Fenerbaçes do të përfundojnë 16 milionë euro plus dy bonuse.

Janë kaluar kështu edhe ngërcet e fundit në tratativë, që do të zyrtarizohet pas vizitave mjekësore për Muriqin. Shpresa e Lazios është të arrijë të përshpejtojë kohët teknike të mbërritjes në Itali të lojtarit në mënyrë që të ingranohet në grupin e Inzaghit që për nisjen në grumbullimin e Auronzo di Cadore.

24 vjeçar nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce në sezonin e kaluar të merkatos. Transferimi nga Rizespor në Stamboll e bëri të lumtur sulmuesin, që këtë fanellë e kishte adhuruar që i vogël, kur ishte tifoz i Fenerbaçes.

Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. Tre gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët tre në Kupën e Shqipërisë dhe tre me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime.

Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje dy vite më parë.

Fenerbaçe shpenzoi 3.5 milionë euro kur e mori nga Rizespor, por tani do të përfitojë një plusvalencë të konsiderueshme.

Nga pikëpamja ekonomike lojtari do ti kushtojë Lazios 16 milionë euro dhe dy bonus.

Nuk është futur në këtë akord shitja e mbrojtësit Bastos pikërisht tek turqit e Fenerbaçes. Për çështje bilanci është një operacion i ndarë nga ai i Muriqit, që mund të sjellë në arkat e bardhekaltërve rreth katër milionë euro.