Interi bën gati “dhuratën” e parë për Antonio Conte-n

557
Sigal

Romelu Lukaku objektivi i madh i Antonio Contes për sulmin e Interit. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar ende lajmi që ka marrë drejtimin e zikaltërve, marrëveshja tashmë është arritur dhe Conte po projekton ekipin e sezonit të ardhshëm.

Ish-trajneri i Chelsea-t është i fiksuar pas sulmuesit belg madje Conte e donte me çdo kusht Lukakun edhe te Blutë e Londrës, por në atë periudhë ai zgjodhi transferimin te Manchester United. Sezoni i fundit nuk ka qenë shumë pozitiv për sulmuesin 26-vjeçar me “Djajtë e Kuq” dhe largimi është zgjedhja më e mirë që Lukaku mund të bëjë për karrierën e tij.

Vlera e tij në merkato ka rënë në rreth 50-60 milionë euro dhe Interi ka gati ofertën që mund të bindë Djajtë e Kuq. 30 milionë euro plus kartonin sulmuesit kroat Ivan Perisic i cili gjithashtu vlerësohet 30 milionë euro nga klubi zikaltër.