Zhduket 27-vjeçarja shqiptare në Greqi, nënë e katër fëmijëve, bashkëshorti jep alarmin

299
Sigal

Një 27-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se bashkëshorti i saj ka denoncuar në polici ngjarjen, duke thënë se ka kontaktuar për herë të fundit me të pasditen e 12 gushtit.

Shqiptarja është nënë e katër fëmijëve, por që së fundi jetonte pa fëmijët e saj. Media greke “Ekriti.gr”, duke iu referuar një burimi, raporton se e reja i ka lënë një shëbim burrit të saj para se të zhdukej.

Sipas këtij burimi, shqiptarja Antonia Nikolla nuk ka marrë asgjë me vete kur është larguar nga shtëpia.

Pas dhënies së alarmit për zhdukjen e 27-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për të gjetur prova që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, ndërsa bëhet e ditur se karakteristikë e vajzës është një tatuazh në pjesën e shpatullës.