Në futbollin shqiptar nuk pyesin për covid-19, tribuna e mbushur plot me tifozë

214
Sigal

Pavarësisht se situata e COVID-it vazhdon të jetë shqetësuese dhe shifrat e fundit kanë qenë alarmante, për tifozët e Burrelit, ky fakt nuk shihet si problematik.

Këtë gjë e vërteton pjesëmarrja e lartë në shkallët e stadiumit në sfidën e sotme ndaj Besëlidhjes ku matjanët triumfuan me rezultatin 1-0.

Në fotot e siguruara nga mediat, shihet se tribuna qendrore e stadiumit “Liri Ballabani” ka qenë e tejmbushur me tifozë vendas. Një përgjegjësi kjo edhe për delegatin e ndeshjes që duhet të kishte kërkuar largimin e tifozëve, në zbatim të rregullores.