Në përpjekje arratie, shqiptari aksidenton familjen italiane me…

240
Sigal

Një 35 vjeçar me origjinë shqiptare iu arratis dje pasdite policisë italiane, duke shkaktuar një aksident të fortë.

Policia lokale në Nettunense pasi ra në gjurmët e shqiptarit, filloi ndjekjen e tij.

Njeriu i cili ishte vetëm në makinë afër Fontana di Papa, u kthye në një rrugë të brendshme ndërmjet Ginestreto dhe Corioli por për të shpëtuar ai goditi një makinë tjetër dhe më pas u përplas në mur me Audi A4-n e tij.

Karabinierët e ndaluan dhe e arrestuan atë. Atij iu gjetën disa gram drogë në xhep dhe qarkullonte pa siguracion makine.

Në makinën e goditur nga shqiptari në arrati ishte një familje, burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre.