Reagimi i “Gjermanisë” për ndryshimet kushtetuese, Presidenti Meta: Koha për të dëgjuar avokatët më të besuar!

Presidenti Meta ka reaguar pas deklaratës së reporterit të CDU/CSU Christian Schmidt, i cili tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Meta shkruan se është koha të dëgjohen avokatët më të besueshëm, siç i quan ai, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sigal

“Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.