Trejsi Sejdini “djeg” rrjetin me pozat e nxehta, ndjekësit i kapin “gabimin”

290
Sigal

Trejsi Sejdini është padyshim një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Ajo është vënë në fokus të mediave jo vetëm për profesionin e saj, por gjithashtu edhe për jetën personale. Ish-missi prej disa kohësh është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me postimet e fundit në rrjete sociale, ka zbuluar se po shijon disa ditë pushime në jug të vendit.

Sigurisht, nuk kanë munguar as fotot mjaft provokative që shpeshherë modelja ndan me ndjekësit. Së fundmi, Trejsi ka postuar disa foto ku si gjithmonë duket tepër joshëse, duke vënë në pah linjat trupore perfekte. Por, ajo që ka rënë në sy gjithashtu është “gabimi” që i kanë kapur ndjekësit.

Ata e kanë akuzuar modelen për photoshop. “Është shtrembëruar içik hekuri tek fotoja e dytë o zemër”. Megjithatë nuk kanë munguar as komplimentet e shumta. “Nuk e di kush është me e nxehtë, ti apo moti. “, ka shkruar një tjetër ndjekës.