John Bolton, ish këshilltari i Trump/ Soros krijoi kaos në Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Nuk kam hetuar, mbase për këtë duhet të kritikohem

303
Sigal

Ish -këshilltari i Sigurisë i Presidentit Trump, John Bolton, ka folur për ndikimin e Sorosit në Reformën në Drejtësi në Shqipëri, pas akuzave se u përdorën fonde federale për politikat e tij, duke krijuar kaos në Shqipëri. Ish- këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Bolton thotë se duhet të kritikohet, por mendon se duhet të nisin hetimet. “Nuk kam hetuar personalisht, mbase për këtë duhet të kritikohem, por mendoj se është diçka që duhet hetuar. Ka shqetësime, por duhen publikuar faktet”, -tha Bolton. I pyetur nëse Ballkani është i rrezikuar nga Rusia dhe Kina, jep përgjigje pozitive dhe thotë se loja e Putin është e rrezikshme. “Po, absolutisht. Putin do kthehet si president, jam i sigurt që ju e dini këtë. Fjalimi i tij ishte katastrofë gjeo politike. Ai dëshiron të rrisë ndikimin rus, veçanërisht në Europën Lindore dhe qendrore. Mendoj se është shumë e rrezikshme. Mendoj se e kemi nënvlerësuar lojën që po luajnë prej kohësh. Nëse lejojmë që Rusia dhe Kina të lidhen bashkë, është gabim afatgjatë, por gabim edhe për Perëndimin”, – tha Bolton.