Ja emrat e studentëve që qëlluan me vezë Ramën

497
Pas njoftimit se është goditur makina e kryeministrit Rama me vezë, “Levizja per Universitetin” ka reaguar me nje deklarate për mediat. 
“Policia e qeverise se privateve ka arrestuar pak me pare kater aktiviste te “Levizjes Per Universitetin”, se bashku me tre aktiviste te “Klubit Politik” nga Kosova. Aktivistet ishin mbledhur para Fakultetit te Shkencave Sociale, per te protestuar kunder nje konference te mbyllur mbi biznesin, ku do merrte pjese edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit te konferences, aktivistet kane goditur kryeministrin Rama me veze dhe ne ate moment, policia ka nderhyre duke shoqeruar tete prej tyre ne Komisariatin nr 2. Aktivistet thone se gjate rruges, policia ka ushtruar dhune fizike. “Levizja Per Universitetin” denoncon dhunen qe eshte ushtruar mbi aktivistet nga policia e qeverise se privateve. Qeveria perdori policine e shtetit per te kaluar forcerisht nje reforme qe pasuron privatet. Tashme qeveria po perdor dhunen policore per te ruajtur privilegjet e privateve.  Ju bejme thirrje te gjithe studenteve, pedagogeve, aktivisteve te shoqerise civile dhe qytetareve, qe ta denojne kete arrogance qeveritare dhe ti bejme thirrje per lirimin e menjehershem te aktivisteve Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku. 
Sigal