Genc Pollo: Mbas 25 prillit do të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që konferenca meBE të mbahet në vjeshtë.

173
Sigal

Ditën e sotme, deputeti i PD-së, Genc Pollo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas miratimi të raportit të Shqipërisë ditën e sotme, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. Ky raport,- thotë Pollo-, rikonfrimon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për cceljen e negociatave.

“Para tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi hapur edhe zoti Borrel, Përfaqsuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës ! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ja dëgjon veshi këto fjalë.
Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar.”,- shprehet Pollo në reagimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

Sot Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi njëzëri raportin për Shqipërinë. Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negocatave si p.sh dënimin e votëblerësve, (dosja 339 e 184), denimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, korrigjimin e ligjit anti-fjalë etj.
Falenderime të përzemërta për raporterët Santos ( Social Demokrat) e Lega ( Popullor ) për punën e tyre dhe për thenien e të vërtetave açik. Po ashtu edhe për eurodeputetë të tjerë kontribues e për grupet e tyre. Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane.
Para tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi hapur edhe zoti Borrel, Përfaqsuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës ! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ja dëgjon veshi këto fjalë.
Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar.
Mbas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë.
#25PrillNdryshim
#ShqipëriaFITON