PD nuk merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore

462
Sigal

Partia Demokratike nuk do marrë pjesë në tryezën e të enjtes së Reformës Zgjedhore. PD nuk e njeh komisonin për reformën zgjedhore të bashkëdrejtuar nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha për News 24 se opozita e bashkuar është e gatshme të kontribuojë për reformën zgjedhore në mënyrë transparente dhe gjithpërfshirëse, por sipas tij komisioni i reformës zgjedhore nuk i garanton këto.

“PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”- u shpreh Bardhi.

Që pas djegies së mandateve në muajin shkurt të këtij viti, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha nuk është ulur në tryezën e reformës zgjedhore, duke e quajtur këtë komision ilegjitim.