Vazhdojnë problemet në Formula 1, ku ditën e sotme protagonist është bërë piloti i Ferrait, Carlos Sainz.
Makina me të cilën ky i fundit po garonte, u përfshi nga flakët dhe Sainz u detyrua të dilte nga pista në xhiron e 57-të.
Në Çmimin e Madh të Austrisë, ishte vetë piloti i Ferrarit i cili dalloi se makina e tij kishte problem dhe ndaloi, ku fatmirësisht doli jashtë pa asnjë problem në trup.
Sa i përket garës, Sainz ishte shumë pranë për të parakaluar Verstappen, i cili u rendit i dyti, pas Leclerc të Ferrarit.




















