Moisi Dalipi: Daniel Xhafaj, “kalorësi” i shënimit të golave

381
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kur vendos përpara shifrat dhe faktet e karrierës sportive 20 vjeccare të sulmuesit vlonjat Daniel Xhafaj, je i detyruar ti qëndrosh besnik titullit të këtij shkrimi. Kështu, në 20 vitet që ai ka luajtur futboll, ku është aktivizuar me 9 skuadra, ka shënuar plotë 231 gola në 553 ndeshje. Mjafton kaq për të kuptuar  arsyen se përse Daniel Xhafaj është pagëzuar si një “kalorës” i shënimit të golave. Por gjithçka për karrierën e tij në vitet 1995-2015 nuk mund të përmblidhet vetëm tek këto shifra. Në karrirën e tij si futbolist ai ka shijuar fitimin e titullit kampion tre herë në tre skuadra të ndryshme të futbollit shqiptar. Me Dinamon në sezonin 2001-2002, me Tiranën në sezonin 2008-2009 dhe Skënderbeun në sezonin 2011-2012. Por në “arshivën” e trofeve të fituara janë dhe 3 Kupa të Shqipërisë të fituara me Dinamon në sezonin 2002-2003, me Teutën e Durrrësit në sezonin 2004-2005 dhe Besën e Kavajës në sezonin 2009-2010, si dhe një Superkupë në vitin 2007 me Tiranën.

Në sezonet 2009-2010 dhe 2010-2011 sulmuesi Daniel Xhafaj është shpallur dhe golashënuesi më i mirë i kampionateve shqiptare, duke fituar dhe trofeun  e “Këpucës sw Artë”. Kështu me Besën në sezonin 2009-2010 ai shënoi 18 gola, kurse në sezonin 2010-2011  tek Flamurtari nënkampion shënoi 19 gola. E pra, kështu janë plotë 9 trofe që qëndrojnw atje tek ajo biografi sportive, sa e pasur me ndeshje dhe gola, po aq dhe suksesshme në vlerwsimet që ka marrw ky sulmues në vite. Si shumë futbollistw të tjerë dhe Daniel Xhafaj i ka fillimit e tij interesante me lojën e magjishme të futbollit. Në vitet e fëmijërisw si shumë bashkwmoshatar të tij në qytetin e Vlorës dhe Danieli u dashurua fortë me topin e futbollit. Pasi kalon me sukses testet me ekipit e moshave, kur mbushi 17 vjecc bëhet pjesë e U-19 të Flamurtarit.

Që në sezonin e parë që u aktivizua në vitet 1994-1995  është shpallur golashënuesi më i mirë në skudër. Ish trajneri Gjergj Leka bën rekomandimin e duhur për këtë sulmues “rrace” për të kaluar tek ekipi i parë i Flamurtarit. Trajnerët Bejkush Bircce dhe Petraq Bifsha si “ustallarë” për elementin e ri dhe me të ardhme e bëjnë shpejtë pjesë të ekipit tw tyre. Shtatlartë dhe i shpejtw, nuhatës goli që kishte një gjuatje që e gjente nga ccdo pozicion golin. Këto ishin vlerat që shfaqte në fushën e lojës sulmuesi tepër premtues Daniel Xhafaj. Katër sezone 1995-1999 tek Flamurtari ku në 75 ndeshje do tw gjente plotë 17 herë rrugën e golit. Dhe kur pritej shpërthimi i tij tek Flamurtari kalon një krizë financiare dhe me rezultate negative. Dhe sezoni pasardhës në fazën e dytë të vitit 2000 e gjen tek Bylis, ku në 12 ndeshje shënon 8 gola. Kaq ka mjaftuar për Daniel Xhafajn dhe skuadrat më mira të vendit e vendosin në shwnjestrën e tyre. Dinamo e ka bërë pjesë të saj për tre sezonet 2000-2003, ku në sezonin 2001-2002 shijon me dinamovitët dhe fitimin e titullit kampion dhe fitimin e Kupës të Shqipërisë në vitin 2003.

Dhe janë 23 golat e shënuar nga sulmuesi Daniel Xhafaj që e ndihmuan jo pak Dinamon e atyre viteve në fitimin e trofeve. Por shumë e veccantë dhe rezultative ka qënë në këtë periudhw paraqitja e këtij sulmuesi në  ndeshjen  për  Kupën U.E.F.A, si ajo mes Dinamos sw Tiranws dhe Dinamos sw Bukureshtit, ose një vit më vonë ndeshjet për Ligën e Kampioneve Dinamo- Kaunas dhe Dinamo-Brondby, ku skuadra blu e kryeqytetit kaloi një turn. Pas kësaj vijnë dy sezone të suksesshme tek Tueta në Durrës, ku Daniel Xhafaj në 58 ndeshje shënon jo pak por 42 gola dhe fiton me skuadrën bregdetare një herë Kupën e Shqipërisë në sezonin 2004-2005. Përvoja një vjeccare tek skuadra  zviceriane Xamax  e Neuchatel ishte “shtegëtimi” i parë dhe i fundit për Daniel Xhafajn jashtë vendit. Një përvojë e shkurtër tek Elbasani pak më vonë, ku dëmtimet nuk e lejuan të luante gjatë, bëri që sulmuesi vlonjat të rikthet përsëri tek Teuta, ku në 30 ndeshje shënon 20 gola. Tirana është skuadra tjetër e kryeqytetit ku për dy sezone Daniel Xhafaj ndihmon bardheblutw të fitojnë Superkupën në vitin 2007 dhe titullin e 24 kampion të vendit në sezonin 2008-2009. Ai së  bashku me Mukën, Deden, Sinën, Dabullën dhe të tjerë janë treguar një asambël i jashtë zakonshëm, duke u paraqitur si një superfuqi në futbollin shqiptar. Paraqitje e shkëlqyer e këtij sulmuesi edhe në ndeshjet e tureve të Europa Ligws. Tw veccanta për karrierën e këtij sulmuesi janë dhe paraqitjet e mira që ka bërë në dy ndeshjet ndërkombëtare miqësore Tirana-Milan më 14 tetor 2008 dhe Gramozi-Real Madrid më 20 janar 2010. Të gjitha këto nuk i kanë shpëtuar trajnerit të ekipit kombëtar të atyre viteve kroatit Oto Baricc, që e afron Daniel Xhafajn në dy ndeshjet e fituara me Luksenburgun dhe Maltën. Por arsyet, se përse nuk u bë më pjesë e ekipit kombëtar  ky sulmues “rrace” ende edhe sot nuk e kanë marrw një shpjegim. Gjithsesi në raste të tilla vendosin dhe shijet e trajnerëve. Një sezon më pas dhe pikërisht në atë të viteve 2009-2010  edhe pse është në moshën 33 vjeccare Daniel Xhafaj provon vlerat e tij tek skuadra e Besës, ku fiton Kupën e Shqipërisë dhe me 18 golat që shënon në 32 ndeshje kampionati shpallet dhe fituesi i “Këpucës së Artë”.

Në atë periudhë Flamurtari, po kalonte një periudhë të mirë dhe kishte formuar një skuadër për të fituar trofe.  Daniel Xhafaj është nga të parët që pranon të kthehet në Vlorë e të kontribuojë tek Flamurtari i qytetit tw tij. Një skuadër që për shumë javë  qëndroi fortë nw krye të klasifikimit, por aleancat fluide dhe gjykimet tendecioze në javët e fundit ju hoqën me të padrejtë fitimin e titullit kampion vlonjatëve. Në 31 ndeshje sulmuesi  kryesor i Flamurtarit, Daniel Xhafaj ose “kalorësi” i golave të shënuar, sicc i thërriste në ato vite tifozeria vlonjate shënoi 19 gola dhe meritoi për herë të dytë rradhazi vendin e parë si golashënues i kampionatit dhe bëhet fitues i “Këpucës sw Artë”. Por  dhe sot në  kujtesën e tij kanë mbetur si një kujtim jo i  mirëpritur fakti, se si  pjesa më e madhe e skuadrave me në krye Skënderbeun në atë kampionat, ju kundërvunë me ccdo mënyrë Flamurtarit, për të bërë të mundur që titulli kampion të shkonte në qytetin e Korcës. “Ka qënë një titull kampion i merituar për Flamurtarin, por që dikush bëri ccdo gjë që Vlora të mos i gëzohej fitimit të titullit kampion”, kujton dhe sot, me shumë nostalgji Danieli. Gjithsesi si nënkampion atë sezon Flamurtari fitoi të drejtën të merrte pjesë në Europa Ligë, ku në turnin e parë ka eleminuar Budicnostin e Podgoricës.

Në ndeshjen e parë zhvilluar në Mal të Zi më 7 korrik 2011, Flamurtari fiton bindshëm me rezultatin 3-1. Në këtë ndeshje, që është fitorja e parë jashtë fushës sw tij për Flamurtarin në 32 ndeshjet që ka zhvilluar deri tani për Kupat e Europës, sulmuesi Daniel Xhafaj ishte heroi kryesor për skuadrën vlonjate. Edhe pse askush nuk është kujtuar për ti organizuar një ceremoni të dorwzimit të fanellës me numër 22, të cilën e mbajti veshur për 553 ndeshje dhe me tw cilën ju gëzua dhe festoi sicc dinte ai 231 gola të shënuar, përsëri në kujtesën e opinionit sportiv shqiptar Daniel Xhafaj vjen me tërë vlerat e tij të merituara si një sulmues “bomber”. Pasi ka lënë fushat e futbollit luajtur Daniel Xhafaj ka mbyllur me sukses kurset kualikuese të trajningut dhe ku prej disa vitesh punon si trajner i moshave  U-15,  tek klubi Celtic  në SH.B.A dhe tani së fundi si drejtues në Akademinw e Futbollit tw Liverpul në Florida.

SKEDA E DANIEL XHAFAJ

I  lindur: Në Vlorë  , më  1 maji  1977
Karriera  si  futbollist: Në vitet  1995-2015
Skuadrat  ku është aktivizuar:  Flamurtari , Bylis , Dinamo , Teuta , Tirana , Besa , Elbasani,Skënderbeu dhe Xamax –Nuchatel (Zvicer)
Roli në skuadër:  Sulmues
Numri i fanellës: 22
Ndeshje të zhvillura:   Gjithsejt  553, nga ku  481 ndeshje për kampionte, 45 ndeshje për Kupë, 25 ndeshje për Kupat  e Evropës dhe 2 ndeshje me ekipin kombëtar .
Gola të shënuar: Gjithwsej 231 gola, ku 207 gola janë shënuar në kampionate, 19 gola janë shënuar në ndeshje Kupe dhe 5 gola në Kupat e Evropës .
Trofe të fituara:  3 tituj kampion  të fituar me Dinamon, Tiranën dhe Skënderbeun ,  3 Kupa  të Shqiperisë të fituara me  Dinamon , Teutën dhe Besën , 1 Superkupe e fituar me Tiranen dhe 2 herë fitues i trofeut “Këpuca e Artë “  me Besën dhe Flamurtarin .