“Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash”, ARRSH: Shoferët të tregohen të kujdesshëm

24
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se segmenti rrugorë në Qafën e Qarrit është pa prezencë dëbore dhe ngricash, megjithëse temperaturat shënojnë -7 gradë.

Po ashtu ata kanë shtuar se deri më tani nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare.

Ndër të tjera, ARRSH, apelon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.

Njoftimi i plotë:

Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C.

Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

#ARRSH #MIE