Dalin përgjigjet e 25 testeve për koronavirus në Gjirokastër, mes tyre 15 efektivë policie

352
Sigal

Kanë dalë përgjigjet e 25 analizave të bëra në Gjirokastër, të cilët kanë pasur kontakte me emigrantin me COVID -19 në Përmet.

Analizat iu bënë 15 efektivëve të Policisë dhe kontrollorëve të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe katër efektivëve të komisariatit të Gjirokastrës dhe kontakteve të tyre, por fatmirësisht asnjë nuk ka qenë i infektuar.

Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të kryer por testimi do të ribëhet pas pesë ditësh për të qenë të sigurtë.

Testimi i tyre u realizua dje në mbrëmje pak orë pasi u zbulua rasti i parë me COVID -19 mes një grupi emigrantesh të ardhur nga Kakavijë në datat 16-17 prill të karantinuar në hotel RIVER në grykën e Këlcyrës.