Koronavirusi shkakton mbi 195 mijë viktima dhe 2.8 milionë persona të infektuar në të gjithë botën

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar tashme shifrën 195,000, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve po i afrohet pragut 2.8 milionë, kjo është ajo që del nga të dhënat e fundit të publikuar nga Universitetit Johns Hopkins, të cilave u referohet këtë mëngjes ANSA.

Mëngjesi i të shtunës ka shënuar 195.920 vdekje në të gjithë botën, ose 5,059 më shumë sesa një ditë më parë, ndërkohë që 781,382 paciente janë shëruar.

NOA

Me 1.258 vdekje në 24 orët e fundit dhe 51,017 në total, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në terma absolut nga koronavirusi por bilanci i përditshëm i hartuar nga Universiteti Johns Hopkins zbulon shifrën më të ulët të tre javëve të fundit.

Kjo rënie e njëfishtë, megjithatë – paralajmëron Hopkins – nuk tregon ndonjë prirje tani për tani dhe do të duhet të përsëritet në ditët e ardhshme në mënyrë që të konfirmojë një përmirësim të vërtetë të situatës në vend.