Personat që do të udhëtojnë me automjetet e tyre, heqje patente përgjithmonë

505
Sigal

Rama ka pohuar se personat që do të udhëtojnë me automjetet e tyre në shkelje të rregullave, do ta humbin patentën përgjithmonë.

Ndërkohë që ka apeluar ndaj farmacive apo pikave të shumicës që do u hiqet përgjithmonë licenca nëse do bëjnë ‘si të shkathët” me çmimet e banave apo me ato të ushqimeve.

“Më vjen mirë që deri dhe vlonjatët se kanë shkelur më shumë se sa të tjerët rregullin e mos lëvizjes në qytet. Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do zgjasë, askush s e di e se thotë sot por e dimë që s’do jete histori e shkurtët e lehtë.

Më shani e mallkoni mua s’ka problem, por masat do përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në qarkullim në thyerje të rregullores mund ta humbasë patentën përfundimisht e të ndalohet për disa vjet të hyjë në kurs për ta rimarrë.

Kush do luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund ta humbasë përfundimisht të drejtën të tregtojë ushqime e barna. Ka një sërë sanksione të tjera për të përballuar dezertoret e  mundshëm që mund ta humbasin luftën e nervave e të kujtojnë se mund t’ja hedhur”, ka thënë Rama.