Mali i Zi mbyll pikat doganore me Shqipërinë për shkak të koronavirusit

544
Sigal

Mali i Zi ka vendosur mbylljen totale të dy pikave doganore me Shqipërinë për shkak të Koronavirusit. Pika e kalimit në Muriqan dhe në Vermosh janë mbyllur që sot në orën 21:00. Policia thekson se kalimi do të bëhet vetëm në Hanin e Hotit.

“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19. Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia Kufitare u kërkon qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.