Shtetrrethimi shtrihet edhe në qarqet e tjera, këputen lidhjet mes këtyre qyteteve

441
Sigal

“Nga e shtuna në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë do të mbyllen të gjithë lokalet dhe mjediset e mbyllura si pas të njëjtave kategori në Tiranë dhe në Durrës”.

Është kjo një masat shtesë që kryeministri Rama lajmëroi për shkak të koronavirusit.

“Do të bllokohet qarkullimi edhe në akset Vlorë – Fier dhe Fier – Lushnje dhe Shkodër – Lezhë. Perimetri i do të shtrohet edhe në Elbasan – Korçë.

Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve me automjetet private. Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit duhet të marrin masa që të sigurojnë lëvizjen e punonjësve të tyre.

Të gjithë punonjësit e administratës duhet të paraqiten me kartë. Sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të vijnë duke u shkallëzuar” – tha Rama duke lajmëruar që edhe TV-të nuk duhet të mbajnë programe me më shumë se dy të ftuar në studio.