Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Qeveria e Ramës dhe të komanduarit e saj në Dibër, i kanë braktisur qytetarët në ditët më të vështira

195
Sigal

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu me anë të një video-mesazhi ka akuzuar Qeverinë se ka braktusiru qytetarët në ditët më të vështira për ta, pasi prej gati 5 ditësh shumë fshatra të thellë në zonën e Dibrës janë bllokuar nga dëbora.

“Ne ishim në fshatin Ilnicë të njësisë administrative Melan Dibër, ku banorët e fshatit janë organizuar si gjithmonë duke hapur rrugën e fshatit rreth 3 km me lopata dhe mjete rrethanore. Kjo situatë është dhe në fshatrat për rreth qytetit, imagjinoni si është në zona më të thella!”, – është shprehur Mziu në reagimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.


Reagimi i tij i plotë:

Situatë e vështirë në zonat e thella të Dibrës.
Edhe pse është dita e pestë janë me dhjetra fshatra me rrugë të bllokuara pa komunikim.
Ne ishim në fshatin Ilnicë të njësisë administrative Melan Dibër, ku banorët e fshatit janë organizuar si gjithmonë duke hapur rrugën e fshatit rreth 3 km me lopata dhe mjete rrethanore.
Kjo situatë është dhe në fshatrat për rreth qytetit, imagjinoni si është në zona më të thella!
Qeveria e Ramës dhe të komanduarit e saj në Dibër,i kanë braktisur qytetarët në ditët më të vështirë!
Më 25 prilli dita e llogaridhënies…
#Rama_Humb
#ShqipëriaFiton