Rexhep Qosja, Shpërngulja e familjes në Shkodër

799
Sigal

Koloneli Hamdi Velaj tregon udhëtimin e mundimshëm të babait të Rexhep Qoses me familjen në shkrepat e Lugjeve të Shalës

Rexhep Qosja: Sot më bën të kuptoj tragjedinë e zhvendosjes së babait tim në mars të vitit 1913 në Shkodër

Në vitin 1968 ish Kryeministri Mehmet Shehu vizitoi fshatin e Valbonës.

-Mehmet Shehu me hartë në duar e pyeti fshatarin e tij Hamdi Velaj për shumë detaje nga lufta e malësorëve të Valbonës me çetnikët e Malit të Zi.

-Hamdi Velaj i tregoi midis të tjerave dhe për udhëtimin e vështirë të atit të Rexhep Qoses prej Vuthajve për në Shodër nga Lugjet e Bjeshkëve të Shalës.

Sefer Pasha

“Sot më bën të kuptoj tragjedinë e zhvendosjes së babait tim në mars të vitit 1913 në Shkodër. Sa herë e kam dëgjuar duke folur, gjerë e gjatë, më së shpeshti, me zë të pikëlluar, për atë zhvendosje. Kalimi nëpër Shalë në pikë të dimrit; vendosja në Barbullush e më vonë në Shkodër; vdekja e nënës, e babait dhe e vëllait të vetëm prej tifos së morrit, që do t’i korrë të zhvendosurit prej Plavës e Guxisë;  shtatëmbëdhjetë vjet të jetës si i vetëm në Shkodër – këto ishin temat më të shpeshta të bisedave të tij deri në vdekje……….Dhe kur e kryente kallëzimin për kalimin nëpër Shalë, për vendosjen në Barbullush, për tifon e morrit, për tre të sëmurët në një çadër që do të vdesin për shtatë ditë, për varrimet varg, njëri pas tjetrit, për vetminë në Shkodër, për Parrucën, për njerëzit më të paharruar të Parrucës,  Hajro Litin, Lec Palucën e Dranen, mbyllej si guackë dhe me orë s’ja dëgjonim zërin!”

Rexhep Qosja

Koloneli në pension Hamdi Velaj banon në qytetin e Vlorës. Vitet e fundit ka shërbyer në Gardën e Repubikës dhe tani në kushtet e luftës kundër koronës bisedat me miqtë shpesh i bëjnë në stolat e Lungomores dhe rrotull varrit të Isamil Qemalit. Për shkak të virusit të ashpër bisedat i tjerin pa i hequr maskat. Tregimet sikur “sakatohen”. Humbet ndonjë detaj e fjalitë nuk e durojnë “çarkun”. Nuk janë të lira. E megjithatë tregimet e përzënë kovidin pas Shashicës e tutje dallgëve Sazanit. Të gjithë kanë se ç’të tregojnë. Ka prej tyre që kanë drejtuar nëndetëse, kanë qenë drejtues të lart në ishullin e Sazanit dhe të tjerë në fronte të vështira të luftës për mbijetesë në vitet e socializmit. Një nga këta është dhe ushtaraku Hamdi Velaj nga Çorrushi i Mallakastrës, i cili ka shkruar një libër me kujtime dhe vazhdon të botojë artikuj problematikë për tranzicinon e pambarimtë. Ndryshe nga bashkëluftëtarët me të cilët i thotë “mbrapaktheu” koronës, ai,  tregon ngjarje nga jeta kur drejtonte shërbimet e kufirit në Krumë të Hasit dhe në Valbonë të Tropojës. Miqtë e dëgjojnë me vëmendje. Muza qibare e Hamdi Velajt gurgullon si ujërat e kaltëra të lumit të Valbonës mbi zejet e bardhë, që ngjajnë si copëza akulli të thërmuara nga ujvarat e malit. Hamdiu tregimeve u shkon deri në rrasht. Ato nuk janë trille, por mbresa nga jeta e tij e stuhishme.

Tregimet nëpër Lungomare dhe ato rrotull varrit të Ismail Qemalit e shtatores së Isa Boletinit nuk i ngjajnë njëra – tjetrës. Ato që rrëfen Hamdi Velaj kanë shumë “kripë”. Koloneli rininë e kaloj në verilindje. Në fshatin Valbonë të Tropojës atij i vdiq dhe një fëmijë. E varrosi në varrezat e fshatit te Valbonës. Bashkëshortja nga Visoka e Fierit e cila vdiq e re e kujtonte me dhimbje këtë fatkeqësi. Edhe pas largimit nga Valbona, Hamdi Velaj, nuk i këputi lidhjet me verilindjen. Për fat një nga vajzat u martua me një intelektual nga Istogu i Kosovës. Para pak kohësh Hamdiu me familjen e dhëndrrit ishte për vizitë në Valbonë të Tropojës. Dhe Hamdi Velaj kishte se çfarë t’ju tregonte fëmijëve të dhëndrrit dhe të vajzës. Prej Shkëmbit të Shqiponjës Hamdiu rrëfente për bëmat e këngën e malit e Kollatës: – “/Ç’ka Kollata që po dridhet?/ /Bajram Curri nuk po lidhet/. Që nga Fusha e Gjasë ai tregon për udhëtimin e mundimshëm të familjes së babait të Rexhep Qoses prej Vuthajve për në Shkodër. Kur Hamdi Velaj ishte komandant i kufirit në Valbonë delte tek piramida 18, ku duken si në pëllëmbë të dorës Plava dhe Guxia, dhe me bjeshkëtarët vështronte shtegëtimin dramataik të familjes së atit të Rexhep Qoses. Tregimin e dhimbshëm e kishin përcjell në breza malësorët e Vuthajve, të Valbonës e të Rragamit, të cilët qenë takuar me pjestarët e familjes së Rexhep Qoses, që po zhvendoseshin prej Plavës e Guxisë për në Shkodër. Dhe tregimet në formë gojëdhëne kishin mbrritur deri në ditët e socializmit. Në odat e malësorëve në Vuthaj tirej tmerri i famijljes së atit të Rexhep Qoses. Familja kishte kaluar lumin Gërla në Vuthaj, Bjeshkët e Diellit, Shkëmbin e Barutit, Shtegun e Shelegëve , Gurët e Kufirit, dhe një natë kishin fjetur në Valbonë. Ishte muaj mars dhe në Grykën e Valbonës kishte ende borë. Sipas zakonit dhe traditës malësorët e Valbonës e përcollën familjen e atit të Rexhep Qoses nëpër Grykën e Ragamit e me mundime i nxorën në shkrepat e Lugjeve të Shalës. Malësorët e Valbonës për të kapërxyer thepat e kreshtave të Shalës u dhanë kuaj të fortë, djem të zot dhe ushqime për disa ditë. Përcjellësit nga Valbona u ndanë me familjen e atit të Rexhep Qoses në sinorët e Malësisë së Madhe. Edhe në vitet kur Hamdi Velaj ishte me shërbim në Valbonë malësorët rrëfenin me ankth të madh edhe kthimin e atit të Rexhep Qoses nga Shokdra për në Vuthaj të Malit të Zi. Pas 17 vjetësh në Shkodër ati i Rexhep Qoses kthehej nga Lugjet e Shalës fillikat. E pritën në Rragam e në Valbonë malësorët zakonor të bjeshkëve të fisme. Babai i Rexhep Qoses kthehej i vetëm. E gjithë familja në një kohë të shkurtër qe shuar nga tifua e morrit në Shkodër. Për tragjedinë e famijes së tij në marsin e vitit 1913 akademiku Rexhep Qosja do të shkruante në librin “Tronditja e Shekullit”.

Koloneli Hamdi Velaj në rininë e vet e pati bërë në këmbë udhën që nga Vuthajt për në Barbullush të Shkodrës. Ruan dhe disa fotografi të bërë nëpër shkrepat e Lugjeve të Shalës. Ushtaraku qysh në ato vite e adhuronte atdhetarin Rexhep Qosja. Duke shkelur udhën që nga Vuthajt për në Barbullush ai vit pas viti tregimet i zgjaste pambarim. Këtë bëri dhe këto ditë me famijlen e dhëndrrit nga Istogu në Valbonë. Të njëjtat tregime dikur ua thoshte kufitarëve dhe shtegëtarëve të Grykës ë Dragobisë.

 Në vitin 1968

Në vitin 1968 ish Kryeministri Mehmet Shehu vizitoi fshatin e Valbonës. Mehmet Shehu me hartë në duar e pyeti fshatarin e tij Hamdi Velaj për shumë detaje nga lufta e malësorëve të Valbonës me çetnikët e Malit të Zi. Dhe Hamdi Velaj duke qenë “vëlla” me Mehmet Shehun i tregoj midis të tjerave dhe për udhëtimin e vështirë të atit të Rexhep Qoses prej Vuthajve për në Shodër nga Lugjet e Bjeshkëve të Shalës.

Jeta ka bërë të sajën. Hamdi Velaj dhe bashkëluftëtarët janë thinjur. Dhe tani kudo që ndodhen kanë se ç’ të tregojnë për nipërit dhe mbesat. Tregimet e Hamdi Velajt kanë trajtën e yllit. Ato nuk janë trille, por djersë nga teatri i jetës për të mbrojtur Shqipërinë. Nuk ka pasthirrma në ato që tregon Hamdi Velaj. Tek ato që rrëfen ai nuk ke përse të kërkosh psenë. Nuk ka kakaritje të kota. Rrëfenjat nuk janë gjëagjëza. As bërbëlitje. Hamdi Velaj për dhjetë vjet në bjeshkët e Valbonës lufoi me bandat e UDB – së. Kaloi çaste të vështira, por ja doli. Historitë që ai tregoi me famijen e dhëndrit këto ditë vjeshte në Tropojë, por dhe bisedat me veteranët dhe të rinjtë në Vlorë janë poema të mirëfillta. Në shkrepat e malit të Kollatës Hamdi Velaj qendroi me disa ushtarak të tjerë tre ditë pa ushqim se i bllokoi dëbora dhe ortiqet, por nuk u dorëzuan. Jetuan dhe me rrënjë të egra. Ngjarjet e paharrushme i rrëfejnë me forcë e emocion, jo vetëm Hamdi Velaj, por dhe të tjerët në qytetin e Vlorës. Universi që rrotullohet rreth tyre është i bekuar. Tregimet kanë identitet. Tri orë e priti Hamdi Velaj në një festë Rexhep Qosen që qe ftuar për festën e shpalljes së Pavarësisë në qytetin e Vlorës. Donte t’i tregonte atdhetarit se ai çorrushoti kishte shkelur në gjurmët ku kishte udhëtuar babai i tij në vitin 1913 në Bjeshkët e Shalës. Por Rexhep Qosja qe i zënë. Hamdi Velaj kishte se ç’ti tregonte vuthjotit. Vetë jeta e Velajt ka shumë kuptim. Ajo nuk është harxhuar kot. Në ngjarjet e Velajt është rinia e zjarrtë. Sekondë pas sekonde është grimi dhe lëngu i jetës me krejtçka.