Ylli Meçaj: Kufijtë e Shqipërisë, dikur kishin burra shteti

357
Sigal

Pazarllëqet për të nxjerrë në semafor prostituimi kufijtë e Shqipërisë, tregojnë fytyrën e vërtetë të politikës së sotme

Sepse atëherë, në kohën e dikurshme, kishte burra shteti!

 

Dhe Lufta Nacional – Çlirimtare sapo kishte përfunduar me fitoren e formacioneve partizane të udhëhequr nga PKSH dhe Enver Hoxha. Kjo luftë, sikurse dihet ishte jo vetëm një fitore e madhe për popullin shqiptar në planin e brendshëm, por dhe një akt i madh i largpamësisë së popullit tonë, që në momentet nga më të vështirat, diti me largpamësi të ruante vetëdijen e tij politike, duke u bërë dhe mbështetës i Aleatëve të mëdhenj BRSS, Britanisë së Madhe, Amerikës dhe gjithë popujve dhe vendeve të tjera liridashëse, që ju bënë mbështetje këtij koalicioni në planin e jashtëm. Natyrisht, që pati dhe forca të tjera si “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti” të cilat e përkrahën nazi-fashizmin, por ato, me gjithë aktin e tyre të tradhtisë, duke bashkëpunuar me armikun, nuk arritën dot që t’i imponoheshin aspak vullnetit politik të popullit tonë. Dhe ndodhi ajo që pritej. Nën marshin e tyre funebër, si kufoma politike, një pjesë mori arratinë, teksa pjesa tjetër priste me ankth fatin duke çkulur flokët e lutur për mëshirë. Gjithësesi, ende kur Shqipëria përjetonte plagët e veta e teksa nga trarët e fshatrave dhe qyteteve të përzhëlitura ende nuk kishte mbaruar tymi i luftës, populli priste me padurim të gëzonte frytet e fitores. Kjo jo thjeshtë se ishin çliruar nga armiku barbar, por në horizontin e ri dhe të përflakur, priteshin agime të reja. Kështu, që më 2 dhjetor 1945 u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste demokratike të Shqipërisë, të cilat dihen se u fituan nga Fronti Nacionl-Çlirimtar. Sot dalin “analistë e opinionistë” duke pretnduar se ato zgjedhje nuk ishin demokratike, se gjoja na qenkish ajo PKSH -ja që vendosi për fatin e zgjedhjeve. Po kush duhej të vendoste mos vallë bejlerët e agallarët, bashibozukët e “Ballit Kombëtar” dhe bajraktarët e “legalitetit”?! Partia Komuniste e cila tashmë e shtrinte ktivitetin e vet te Fronti Popullor , nuk mund të tradhëtonte premtimin që i kishte bërë popullit të vet, se mbas çlirimit do të ishte ai popull shqiptar, i cili do të vendoste për fatet e veta dhe jo më feudo-borgjezët, bejlerët e jugut dhe kapidanët veriorë. Nëse PKSH-ja dhe fronti, do t’jua u linin në dorë këtë punë, klasës që kishte bashkëpunuar me armikun dhe atyre intelektulëve frikacakë që prisnin se nga do anonte balanca e fitores, atëhere populli shqiptar në këtë rast do kishte realizuar vetëm një aspiratë të tij, atë çlirimin kombëtar, por jo çlirimin shoqëror. Dhe nëse do të veprohej ashtu, atëhere kjo do të thoshte se do të ruhej forma e vjetër e shtetit , pra, përsëri do të kishim një shtypje e shfrytëzim të njeriut nga njeriu. Për herë të parë në historinë shumë shkullore të popullit tonë më 11 janar 1946 do të ndaheshin nga njëra tjetra dy botë të ndryshme. Propozimi i shokut Hysni Kapo që në emër të deputetëve të Vlorës mbështetur në aspirtat e gjithë popullit shqiptar propozoi që forma e regjimit politik të Shqipërisë të quhej Republikë Popullore. Propozim ky i cili u prit me brohoritje të mëdha dhe nga populli i kryqytetit i mbledhur në qendër të Tiranës, nga ku ndiqet punimet nëpërmjet radio-altoparlantit, të instaluar në një nga sheshet kryesore përpara godinës ku zhvillohej seanca e parë e Kuvendit të deputetëve të dalë nga gjiri i popullit . Të shtënat e topave të fitores, këmbanat dhe sirenat që ushtonin, paraljmëronin për një botë të re e të pa parë kurrë ndonjë herë në historinë e këtij populli të shumëvuajtur. Por nëse vrejmë me vëmendje, do të mbrrinim në përfundime se ky akt madhor kur vendosej pushteti i popullit, zanafillën e vet të themeleve nuk e kishte të të shtënt e fitores,p or te ritmet dhe momentet të cilat u hodhën me kujdes e të mirë menduara hap pas hapi. Pikërisht ato fillojnë që nga Konferenca e Pezës, ku u vendos të krijoheshin këshillat antifashiste Na-Çl, të cilat shërbenin si baza e pushtetit të ardhshëm demokratik, e kanë në Kongresin e Përmetit, ku u krijua Këshilli Antifashist Na-Ç l..e deri në Mbledhjen e Beratit, me krijimin e Qeverisë së Përkohshme Demokratike. Pra, PKSH i pat dhënë provat se do t’i qëndronte besnike premtimeve të bëra ndaj popullit të vet dhe sa qe e gjallë fryma revolucionare dhe për aq kohë sa PKSH-j nën udhëheqjen e Enver Hoxhes dhe shokëve të tij u qëndroi besnikë këtyre idealeve, me të vërtetë Republika ishte dhe ngeli e popullit. Ajo ishte garanci e jetës së lirë e të barbartë me njeri- tjetrin. Nuk kishte më pasanikër, bejlerë e agallarë apo si i thonë sot “boss” (mafiozër) që si shushonjat t’i pijnë gjakun popullit. Me ardhjen në pushtet të bandës tradhëtare të R.Alisë, S.Berishës, F.Nanos, G.Ruçit, E.Ramës & CO; fitoret e arritura u sabotuan, pushtetin e rimorën përsëri ata që dikur i kishim përmbysur e që sot kapardisen duke shkruar himne, marrshe e këngë për kolboracionistët me fashizmin e që duart i kanë të zhytura në gjak e ende të pa lara, sepse është historia ajo e cila nuk do t’jua u heqë kurrë. Tashmë, si për ironi përballë lapidarëve të heronjve, dëshmorëve dhe brigadave tona heroike dhe partizanëve tanë legjendarë, janë ngritur dhe buste e memoriale të krerëve më të lartë tradhëtarë të kombit, të cilët vazhdojnë e qëndrojnë në piedestalin e fekaleve, piedestal ky që jua u ka përgatitur vetë historia, pavarësisht se pinjollët e tyre sot na kaprdisen si “kacorrat” e dikurshëm , pra si etërit e tyre. Kanë kaluar 75 vjet që nga momenti i Republikës së lirë të popullit , dhe…. tridhjetë vite nga tradhëtia që ju bë popullit. Në këto tre dekada dialektika e zhvillimit të ngjarjeve dhe fenomeneve në Shqipëri dhe koha, vërtetuan katërcipërisht dhe në mënyrën më të qartë e pa as më të voglin ekuivok, se që nga ai moment kur ata (klasa aktuale) gjithë gëzim proklamuan Shqipërinë si Republikë…(por jo më “Popullore” ) mbi popullin shqiptar, si një mallkim i madh historik ranë fakeqësitë më të mëdha. Të zhytur në varfëri e në skamje, të vjedhur me dekrete piramidash deri në qelizë nga piramida shtetërore, të futur dhe të ndërsyer kundër njeri-tjetrit në luftë civile, me një popullatë që vuan nga hemoragjia dhe firoja njerëzore, arratisja e intelektulve nga të katër pikat horizontit, gjendja e rendë psiko-shpirtërore e një populli që vuan nën krismat e “Kanunit të Lekës” të shoqërura këto nga kallashnikovët e luftës guerrilje të bandave për hakmarrje, apo për zgjerim zonave të trafikimit, sikurse dhe nga pushkatimet që bën shteti si pa të keq në mes të bulevardit e duke u ngërdheshur në mënyrën më provokative kërcënon “Provojeni dhe një herë”, vjedhjet shtetërore masive gjatë këtyre tre dekadave nëpërmjet mënyrave të tendrimit, zhytja e Shqipërisë në borxhe marramendëse, pazarllëqet për të nxjerrë në semafor prostituimi kufijtë e Shqipërisë e dhjetra e dhjetra maskarallëqe të tjera tregojnë fytyrën e vërtetë të Republikës që nuk është më e popullit. Por nëse nuk është më e popullit…. e kujt është?
Këtë e di më mirë bota tjetër, ajo që ne e përmbysëm dikur për të qenë të lirë të barabartë e me dinjitet si komb. Por ja që ajo u ringjall si “gogolët “ e dikurshëm në përrallat me fëmijë, por kësaj here nuk na qenkish përrallë. Fatkeqësisht një realitet i hidhur. Këtë le ta mësojë brezi që vjen se…Na ish një herë dikur një Republikë Popullore, ku populli i tij për gjysëm shekulli ishte i lirë, i barbartë, e me dinjitet kombëtar që nuk guxonte kush ta nëpërkëmbëte, sepse atëhere në atë kohën e dikurshme, kishte burra shteti…por edhe sot ka, veçse janë “Bu -burr -eca”!