Miltiadh Muçi: “SHTETI LIGJOR” – Të presim ditët e shpresës që na i sjellë vetëm Ai

136
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Kryeministri, kryepolici i vendit tim”, i botuar dy javë më parë jam i bindur se ishte tepër i veçantë dhe aktual, për ngjarjet e shumta që kanë ndodhur dhe po ndodhin, ndërsa kryeministri i vendit tim, si gjithmonë gjithçka e justifikon se masat e menduara për t’u marrë në të ardhmen, do të merren sa më shpejtë pra kurrë ndodh ngjarja, sikurse ishte edhe rasti i Velipojës me katër viktima. Dhe vërtetë, ashtu si më pare, në tetë vjetë të qeverisjes së tij, lëvizi drejtuesit dytësorë e tretësorë të policisë, veçse më kryesorët asnjëherë nuk i prek.

Ajo që po ndodh, kur shpresonim më shumë arrestime të kishin ndodhur,  për të luftuar hajdutët politikanë, kriminelët që shantazhojnë popullin e tyre dhe veçse shqiptarë nuk mund t’i quash, në medja është shkruar por më shpesh duhet. Është dora e kryeministrit tonë kryepolic, që e nisi me kthimin e vendit në tokë pjellore të kanabisit dhe ka detyruar dhjetra e mijra shqiptarë të largohen e po largohen nga vendi, të cilin e kanë zhytur me borxhe maramëndëse, në nivele kritike për ekonominë e brisht të vendit, për brezat e shqiparëve, dhe një ditë do na kushtojnë jashtëzakonisht. Vazhdojmë ta shikojmë në çdo ditë të programeve televizivë propagandistike, n të punëve të nisura dhe të “bitisura”, është shprehur populli ynë si të jenë investime të tij dhe jo të borxhdhënësve të huaj “fajdexhinj”.

Edi vazhdon rrugën e Salës, se Fatosi e mbylli ndryshe, por jo se është më i mirë nga këta. Kanë qenë Sala dhe Edi, që i kanë nxitur politikanët e pushtetarët të bëjnë çfarë të duan me fatin e shqiptarëve, nga kryetarët e njësive administrative të pushtetit vendor, që kanë ndjekur modelin e Bashkisë së Tiranës, pra të Edit dhe Erjonit, si edhe në bashkitë e rretheve që u shtuan dhe u zgjeruan aq shumë, sa u kthyen në foletë e patronazhistëve, grupimeve kryesorë të informatorëve të Edit. Me siguri që populli i ndershëm, tashmë e kupton se një ditë do të jetë edhe radha e Edit.

Ashtu si në vitet 2014-2015, që u vura përballë “ministrisë së kanabis sativës” sikurse e kisha pagëzuar, ku Saimiri ishte viktimë si drejtuesit e policisë të ngjarjes së 2 prillit 1991, në Shkodër, e ndjej detyrim këtë qëndrim ta mbaj edhe ndaj kryepolicit të sotëm të vendit tim, Edit.

Ai është i tillë për të gjithë, duke e nisur nga medjat, brezin e pensionistëve, rininë dhe në veçanti studentët, për të gjithë poppullin e pa punë, që njerëzit vazhdojnë të gënjehen me një kafe të mëngjesit apo në mbasditë, dhe të rinjtë e zhytur thellë në mendime vrasin mëndjen, disku- tojnë për gjëra të këqia, për “punë të pista”, të detyruar t’i bëjnë si mënyrën e vetme për të jetuar. Ndërsa ata mbidhen e bëjnë pazare në skutat që të vetmit i dinë, brenda dhe jashtë vendit.

Ai është vetëm për kastën, hajdutët e rëndomtë, jo për shtresën e varfër. Prandaj edhe unë titullin e shkrimit e kisha menduar “Kryeministri, kryepolici i vendit tim”, sepse të ishte për mua, do ta dëshiroja shumë nëse të shpëtonin gjithë të tjerët.

Që është kryeministri, kryepolic i vendit tim, e ka treguar e gjithë politika e tij me policinë. Gjoja do ta  modernizonte, do ta kthente në modelin e policisë në Ballkani dhe vetëm e shkatë- rroi dhe kriminalizoi. Vazhdimisht ka qenë pikpyetja e madhe për tenderat e uniformave të policisë, kushdo të ishte  ministër  e zëvendesministër. Ashtu sikurse në vitet më parë, kur arriti kulmin me vjeljen e kanabisit nga uniformat e policisë. Por jo vetëm në polici.

Nëse SPAK dhe ata që do të jenë të vërtetë në punët të tij, njerëzit do të kuptojnë se ç’është demokracia e vërtetë, më saktë: “SHTETI LIGJOR – Të presim ditët e shpresës që na i sjellë vetëm Ai”.