Përgatiti: Biora Vojka
Panairi i arsimit “Work&Study” hapi siparin në Pallatin e Kongreseve për të gjithë maturanët dhe studentët, të cilët interesoheshin për fushat e studimeve në universitete.
Vëmendje të veçantë në këtë panair mori stenda e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Qindra maturantë dhe studentë u njohën me informacione të detajuara mbi programet akademike që ky universitet ofron.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu vizitoi gjithashtu stendën e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në Panairin “Work and Study”, ku përshëndeti vizionin e UMSH për edukimin e brezit të ri të profesionistëve.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë po zgjeron vazhdimisht ofertat e tij akademike për t’u ofruar studentëve një gamë të larmishme me 50 programe studimi dhe programe doktorale. Ky 15- vjetor e gjen Universitetin Mesdhetar me 4 fakultete: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Fakulteti i Informatikës dhe tanimë edhe me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, duke e pozicionuar atë si ofruesin kryesor arsimor.
Shifrat tregojnë se plot 85% e studentëve që kanë përfunduar studimet në Univeritetin Mesdhetar të Shqipërisë janë të punësuar që në fillimet e tyre, falë programeve të studimit që i përshtaten më së miri tregut të punës , intershipeve dhe praktikave të përvitshme në institucione private dhe shtetërore. Në këtë këndvështrim mijëra studentë të diplomuar janë “Ambasadorët” e universitetit në morinë e profesioneve në të cilat kanë shkëlqyer, falë përgatitjes nga stafi i shkëlqyer akademik.
Ndërkombëtarizimi dhe Erasmus +
UMSH është i pari universitet i certifikuar nga Komisioni Europian “Erasmus + Charter for Higher Education”, që i jep mundësinë studentëve të pajisen me diploma të dyfishta nga vendet e BE, si dhe shkëmbime studentore në 35 shtete.
Risitë
Hapja e Fakultetit të Shkencave Mjekësore është risia e vitit, që po aftëson studentët në infermieri, fizioterapi, imazheri dhe teknikë laboratori. Falë partneritetit me qendra spitalore brenda dhe jashtë vendit, ky fakultet do bëjë të mundur praktikat profesionale duke u paguar, në vendet me të zhvilluara te BE-së, dhe marrjen e licencës profesionale.
Praktika profesionale në Gjermani
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Kolegjin Heimerer, i cili ofron praktika profesionale të paguara, mundësi punësimi në Gjermani, si dhe kurse kulifikimi gjuhe. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli dhe Friedrich Heimerer, menaxher i programit internacional të karrierës. Përfituesit më të mëdhenj nga kjo marrëveshje do të jenë studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të cilët do të asistohen nga ky kolegj si për kurset e gjuhës, intervistat e punës, intershipet e ndryshme dhe seminaret ndërkombëtare.Ky program do të jetë falas për studentët e Universitetit Mesdhetar, të cilët edhe kurset e gjuhës gjermane do t’i marrin pa pagesë.
Edhe në datën 4 Prill të rinjtë do kenë mundësi të bisedojnë personalisht me përfaqësuesit e UMSH dhe të marrin informacion për paketat e ofertave, programet akademike procedurat e aplikimit.