Evdal Nuri: Papunësia në diktaturë dhe demokraci

85

Në diktaturë me të mbaruar ushtrinë të vinte fleta e punës në shtëpi,  edhe kur dilje nga burgu të gjenin punë                                                                                                   

Mbi  papunësinë,  në  Diktaturë  dhe  në Demokraci        

Tani  ushtri  të  papunësh,   pasi është vrarë dëshira për punën

Mbi 400.000 shqiptarë janë të larguar  pesë vitet  e fundit pasi s’gjejnë punë                                                         

1-Atëhere   s’kishte  të  pazënë në  punë   Në një mbledhje lagje ishin thirrur disa të rinj që s’punonin, ose më mirë  kërkonin punë  të zgjedhur. Ata ngrinin pretendimin se, “s’punojmë  dot me kazëm.” Nuk shkojmë në fshatin Malinat për të hapur taraca për të mbjellë ullinj apo  hardhi.  S’kemi  fuqi, jemi të  sëmurë thoshin. Duam berber, marangaz apo rrobaqepës ngulmonin. I bënë  rrezil.                                                           Pas disa  ditëvë   filluan punë atje ku i kishin caktuar,  ndyshe do të përballeshin me ligjin e parazitizmit.  U binda se  shteti  të detyron për  punë edhe po s’deshe.                                   Miku im Muhameti një ditë më tregonte për në Fier. Me të mbaruar ushtrinë të vinte fleta e punës në shtëpi, edhe kur dilje nga burgu të gjenin punë!     

                           

 Ku punonin njërëzit ?

Fjala  vjen në Berat,  mund të punoje: Në “Kombinat”,” “Uzinë Mekanike”  Berat,   Kuçovë apo Poliçan . Në ” Uzinën e Baterive” , “N.I.Ushqimore”,  “ N.Sh. N”,  “N. B”  e në ndërmarje të tjera prodhuese . Tani  asnjëra  nga këto  s’punon! Të gjithë  makineritë u dërguan  për skrap në Elbasan. Punova disa vite në shkollën pa shkëputje nga puna në kombinat. Atje  u ballafaqova me  vështirësitë e sakrificat që bënin  nxënësit  punëtorë. Mbi 1700 nxënës vazhdonin shkollën. Shumica vajza. Pasi mbaronin turnin e tretë, vinin në shkollë, mbase  e kishin  larg shtëpinë.  Të lodhura e të raskapitura  nga turni i natës  i zinte gjumi, por shkollën e deshën.  Dhe ne, “ i kërkonim llogari” , pse s’ke mësuar ? Për një datë, një  x apo y  i mbesnim në klasë.  Sa i paskemi bezdisur këto vajza të mira,  që fati i solli të punonin tri turne e të mësonin për një copë kategorie!  Në një  farë mënyre u kërkoj “falje”  këtyre vajzave  për një  gjë  të tillë! Në pushimin e drekës, uleshin në lulishte dhe hanin bukë me djath e ullinj. Ky ishte refreni i përditshëm i tyre  Pra, kjo ishte  jeta, puna,  shkolla,  vështirësitë e sakrificat që  shoqëronin rininë e atëhershme.  I krahasoj me të rinjtë e sotëm, që e vrasin kohën  në kafene,  me cigare  e celularë e s’e kanë idenë sa janë rrobtuar moshatarët e tyre në atë kohë.  Kjo duhet  mësuar nga të rinjtë e sotëm, që jo vetëm punën s’e duan, por dhe shkollën, duke kaluar kohën pa asnjë preokupim.

                                                                                                                                                                          2- Tani, ushtri  të  papunësh                                                                                                                                             

Është  vrarë   dëshira për punë.   Shqipëria ka  numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë, e as në shkollë.                                                                                                                                                        Të flasim më konkretisht. Karantina nxorri 50 mijë të papunë – Të dhënat e INSTAT  tregojnë se 50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e 2019-s. Kjo përbën rreth 6% të totalit të të punësuarve në vend. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga bizneset e vogla, që po rezultojnë më të brishtë ndaj krizës  e në prag  falimentimi.    Shërbimet më të goditurat: janë  aktiviteti  i hoteleve  që u tkurrën me 63% në tremujorin e dytë me bazë vjetore; baret e restorantet me 55%; agjencitë e udhëtimit me rreth 86%; transporti me rreth 40%. Të gjithë këto aktivitete, sipas të dhënave të tjera të INSTAT përbëjnë mbi 20% të prodhimit të brendshëm bruto .                                                                                                                   Në tetë muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet kanë rënë me 11.5.       Në kahun tjetër shpenzimet janë rritur me 4.3% për të financiar rindërtimin dhe dy paketat mbështeëse për të punësuarit. Si rrjedhojë, deficiti u rrit në 420 milionë euro për 8 mujorin.  Është bërë një lëvizje demografike e pakontrollur e popullsisë. Janë boshatisur fshatrat e mbi  populluar qytetet, kur ata s’kanë asnjë fabrikë, apo uzinë.   Në mëngjes me dhjetra -mijra vetë, zbresin në qytet, me shpresë të  ndonjë një pune. Në mbrëmje të dëshpëruar kthehen në familjet e tyre.Toka kanë e s’i  punojnë. Në fakt duhet të ndodhë e kundërta.  Ditën duhet  të  lëvizin  në drejtim të fshatit. Punë ka, por mungon dëshira. Kjo tregon se jemi dembelë ?  Ama  jashtë vendit punojnë çke me të!                                                                                                                                                                                                                               Kemi papunësi.

Në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 % . Gati dy herë më e lartë se sa papunësia mesatare. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave në vend,  tregojnë se mbi  209 mijë të rinj në vendin tonë, as punojnë e as shkollohen. Mendjen e kanë për t’u larguar.

INSTAT njofton  se arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është  pamundësia e punësimit  me 80 % të përgjigjeve. Mbi 400.000 shqiptarë janë të larguar  pesë vitet  e fundit.                                                                                                                                             Diferenca ndërmjet shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthimet, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më.  Mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet.  Në sondazhi për pyetjen “a e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?” Afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo”.          Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.     Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gadishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë.          Emigracioni vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20 përqind thanë se kishin në plan të aplikonin . Papunësia,  na  ka sjellë  varfëri e dëshpërim. Na ka  venitur   besimin, vrarë  shpresën.                                                                                                                                                                Papunësia shoqërohet me pagat të ulta e rritje të ngadaltë  të ekonomisë.  Ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie prej -8.4% në vitin 2020, nga -5% që ishte parashikimi i mëparshëm. Konsumi privat pritet të bjerë me 8%, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve parashikohen të tkurren me 37% këtë vit.    Pas krizës, sipas B.B, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, pra e zhytur në varfëri . Shqipëria ka 661,365 të rinj dhe të reja të grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët përbëjnë 23,2% të popullsisë. 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë , 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar.    Të rinjtë në Shqipëri vazhdojnë të largohen nga vendi, duke kërkuar një jetë më të mirë .

Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve: thuajse 51% e të rinjve nuk janë  në marrëdhënie pune .

Ky është realiteti i bazuar jo në fjalë , por në shifra zyrtare.  Të tjerat vijnë më pas.

.                                                                                                                        .