Miqësorja ndaj Milanit bëhet shkak, plas sherri mes lojtarëve dhe trajnerit te Marseja

128
Sigal

Një javë më parë mes Igor Tudori dhe brazilianit Zherson pati një përballje të ashpër në stërvitje. Shkaku ishin ngarkesat e rënda që trajneri i ri po impononte në skuadër.

Dyshja për pak se nuk arriti te kontakti, por pas ndërhryjes së klubit gjithçka u normalizua. Të paktën në pamje të parë sepse humbja me Milanin duket sikur e ka mbushur kupën.

Lojtarët janë të lodhur dhe një delegacion i kryesuar nga kapiteni Dimitri Paje ka kërkuar një takim më presidentin Pablo Longoria për të gjetur një rrugë të ndërmjetme.