Rebelohen të paraburgosurit në burgun e Peqinit, dhunojnë policët

Një revoltë ka shpërthyer në burgun e Peqinit ditën e sotme, ku tre të paraburgosur janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Sipas burimeve, mësohet se tre të burgosur në burgun e Peqinit nuk kanë dashur të kthehen në qeli mbas përfundimit të orarit të ajrosjes e për këtë gjë është dashur ndërhyrja e grupit të gatshëm për ti futur në qeli.

NOA

Tre të paraburgosurit janë Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu, të cilët në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur.

Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar

Shkbb ka dërguar urgjent grup pune.