MIQËSORET/ Ylli Shameti: Miqësoret sjellin impakt pozitiv, duhet konsolidim

52

Dy ndeshjet e luksit në fundjavë, në këndvështrimin e specialistit të futbollit, Ylli Shameti

Agron Kaja

 

Sigal

Agron Kaja

“Ndeshjet miqësore që luajtën Partizani dhe Egnatia, patjetër që do kenë impakt pozitiv për gjithë futbollin shqiptar. Ato tregojnë se niveli e besueshmëria e futbollit në Shqipëri janë në pozita të kënaqshme”

Fundjava e shkuar u mbyll me dy ndeshje miqësore të skuadrave tona të Superiores, të cilat mediatikisht janë quajtur si “Luks”. Dhe të dyja kundër skuadrave italiane të Serie A: Partizani luajti me Romën dhe humbi 1-2, ndërkohë që Egnatia luajti në Itali me Interin dhe humbi 2-4. Mbi këto rezultate, specialisti i futbollit Ylli Shameti, më shumë vlerëson efektet që këto miqësore sjellin te skuadrat në veçanti, por edhe në tërësinë e futbollit shqiptar, ndërkohë që në veçanti te Abissnet Superiore. “Të dyja ndeshjet miqësore që luajtën Partizani dhe Egnatia, patjetër që do kenë një impakt pozitiv jo vetëm për to, por për gjithë futbollin shqiptar. Nga ana tjetër, këto miqësore tregojnë se niveli e besueshmëria e futbollit në Shqipëri janë në pozita të kënaqshme, dhe kjo do të ndikojë në ecurinë e këtyre skuadrave. Ndërsa për gjestin e trajnerit Murinjo, ai tashmë dihet se është një trajner karizmatik si profil dhe gjesti i tij ishte Fair-play. Thjesht, ai është një trajner i madh”, -kështu e nisi Ylli Shameti bisedën me gazetën “Telegraf”, i cili më pas u ndal edhe te situata në futbollin shqiptar. Sipas tij, shtyrja e startit të Superiores dhe skema që kërkon të aplikojë FSHF-ja me “Final 4”, nuk mendohet se çfarë efekti pozitiv do të ketë. “Në një kampionat me 10 skuadra dhe me ato skema që FSHF-ja mendon të aplikojë, unë them se efektet nuk do të jenë të njëjta tek të gjitha skuadrat. Secila skuadër ka bërë përgatitjet mbi bazën e sezonit që u mbyll dhe ndryshimet që mendohen të bëhen nuk i shikoj shumë pozitive. Sepse kur themi që kemi skuadra si Erzeni, ende pa trajner e pa sponsor, pse ne duhet të kërkojmë një maksimum që në të tilla stutata mund të  quhet si një luks. Kjo situatë e pragut të fillimit të sezonit nuk duhet ta dvijojë programin stërvitor të skuadrave, të cilat e kanë nisur, janë strukturuar dhe janë në pritje të fillimit të kampionatit më 26 gusht. Çdo ndryshim që mund të bëhet, nisur nga përgatitjet e skuadrave, koha do ta tregojë se sa të vlefshëm do të jenë. Por një vazhdimësi në Superiore, them se do të ishte mundësi që skuadrat të konsolidohen më mirë”. Ndërsa për një ide se cila skuadër mund të ishte pretendente e këtij sezoni të ri për titullin kampion, apo se cila prej tyre mund të jetë më e rrezikuar për të zbritur nga kategoria, këto specialisti Shameti kërkon t’ia lerë garës që të vendosë. Duhet të kujtojmë se Abissnet Superiore duhej të niste më 19 gusht, por që FSHF-ja vendosi ta shtyjë për më 26 gusht, me deklarimin se ende nuk është vendosur e drejta televizive e këtij kampionati.

PARTIZANI-ROMA          1-2

E shtunë, 12 gusht 2023

Në stadiumin “Air Albania”

Ndeshja miqësore / Ora 20:00

Partizani-AS Roma     1-2

Shënues: Tedi Cara (p) 85’ /

Stefan El Sharaui 12’,

Andrea Belotti 26’

E dielë, 13 gusht 2023

Në stadiumin “Paolo Mazza”

Ndeshja miqësore / Ora 20:00

FC Inter-Egnatia                    4-2

Shënues: Barela 55’, Lautaro 80’,

83’ (p), Stabile 90’/ Duamena 6’,

Fernando 68’

INTER-EGNATIA 4-2     

Liga e Konferencës, Partizani publikon çmimet e biletave

Ndeshja e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani-Valmeira do të luhet në datën 17 gusht, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Dje në një postim në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur çmimet e biletave, të cilat ndryshe nga “AIR Albania”, kanë çmime më të ulta. Ato do variojnë nga 2 mijë lekë të reja e deri në 300 të tilla dhe shitja bëhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë në orarin 10:00-20:00. Ditën e ndeshjes shiten pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

KONFERENCË LIGË/ TURI I TRETË

Skuadra shqiptare

Takimi i parë

Datë 10 gusht 2023

Valmeira-Partizani                 1-2

Takimi i dytë

Datë 17 gusht 2023   

Partizani-Valmeira      20:00

Skuadra kosovare

Takimi i parë

Datë 10 gusht 2023

Ballkani-Linkoln Red 2-0

Takimi i dytë

Datë 17 gusht 2023

Linkoln Red-Ballkani 18:00

Skuadra maqedonase

Takimi i parë

Datë 10 gusht 2023

Struga-Hesperanzh                3-1

Takimi i dytë

Datë 17 gusht 2023

Hesperanzh-Struga                20:00