Më shumë sport në shkolla, më pak obezitet e fenomene të rrugës

893
Nga Agron KAJA
KËNDVËSHTRIM/ Duke parë situatën e procesit mësimor në orët e fizkulturës, na kujtohet shëndeti i nxënësve e fëmijëve
Jo pa qëllim po i referohem një problemi që në 25 vitet e fundit, është bërë sa keqardhës, aq edhe i pakuptimtë. Sporti në shkolla, apo shkollat në sport? Kjo është një pyetje, e cila gjithmonë i referohet aktualitetit në shkollat shqiptare, kryesisht në ato të arsimit 8-vjeçar dhe atij të mesëm. Duke qenë se sapo ka nisur sezoni i ri arsimor, ndoshta në programet mësimore, kryesisht të shkollave 8-vjeçare dhe atyre të mesme, nuk do të gjejmë më shumë lëndë kompjuterike, apo vetëm loja-luftash me zyshën e edukimit fizik në mesin e lojës. Jo për ta bërë orën e edukimit fizik si një orë shkencore, edhe pse sporti në vetvete është shkencë në shërbim të shëndetit të atyre që e ushtrojnë. Por, duhet kujtuar se edukimi fizik ka shumë efekt kur zhvillohet me programe të studiuara, me seriozitet dhe profesionalizëm nga mësimdhënësit. Nëse në letra janë në rregull, që nga Ministria, drejtoritë arsimore dhe shkollat, në praktikë edhe mund të skandalizohesh kur ndjek një orë të fizkulturës në shkollat shqiptare. Pa shkuar në rrethet e tjera, por duke ju referuar një studimi të bërë në Tiranë për periudhën janar-qershor 2017, sporti në shkolla është trajtuar si orë mësimi e dorës së dytë. Nuk është fjala për veshjen sportive në një orë mësimi të edukimit fizik, sepse ajo më shumë se sa fakultative, është bërë si “lara-bala”, por për një orë që prodhon shëndet, që prodhon sport. Ka një fakt shumë domethënës për efektet që ka mësimdhënia e edukimit fizik në shkolla, në cilësi dhe në efektshmëri, kur në pushimin e gjatë, më shumë i shikon fëmijët që ti drejtohen gardheve të shkollave, ku do të gjejnë ndonjë sandviç, ndonjë kruakan apo petull të nxehtë, ndërkohë që të vjen keq kur ata i shikon mbrëmjeve me ndonjë kafene apo PUB. Dhe nesër cilët janë këta fëmijë që shkojnë në shkolla dhe edukohen me programe të detajuara? Me keqardhje, por ka edhe obezë (mbi peshë), ka edhe nga ata që njihen si duhanpirës dhe hashash-pirës që në moshë të vogël, e që ndoshta në orën e edukimit fizik, ju duket se bota rrotullohet vetëm rreth lokaleve ku ata lëshojnë pasionin e moshës. Në një rast të jetuar, po sjellim një shembull, për të cilin keqardhja është e pakët. Një ish-kontigjent i drejtësisë, deklaronte mes të tjerave në një dëshmi vjedhjeje, se e kapën pasi ju morr fryma që në metrat e parë të ndjekjes që i bënë të dëmtuarit. Dhe ky vjedhës ishte vetëm 17 vjeç, dhe këtë faj ja hidhte jo vetëm duhanit, por edhe nënvleftësimit që i ka bërë orës së mësimit të fizkulturës. “Të ishin dy shokët e mi që luajnë futboll, ata nuk i kapnin dot as dhjetë ndjekës”, kjo është një deklaratë që përkthehet në afektet që kanë marrë nxënës të veçantë nga ora e fizkulturës. Natyrisht që një nxënës nuk mund të formohet sportivisht vetëm në orën e mësimit të edukimit fizik, por nëse ai do të edukohet me seriozitet, jo vetëm që nga ana shëndetësore do të jetë më mirë, por edhe larg fenomeneve negative të shoqërisë. Që moshat e reja të mos vuajnë shumë nga sëmundjet, le të shtohen orët e edukimit fizik në shkollat e të gjitha niveleve arsimore, të përmirësohen kushtet e bazës didaktike, dhe të rriten profesionalisht mësimdhënësit. Nxënësit duhet të edukohen në natyrë e palestra me sportin, jo në banka ku teoria duket si kometë pa drejtim.
Ka një fakt shumë domethënës për efektet që ka mësimdhënia e edukimit fizik në shkolla, në cilësi dhe në efektshmëri, kur në pushimin e gjatë, më shumë i shikon fëmijët që ti drejtohen gardheve të shkollave, ku do të gjejnë ndonjë sandviç, ndonjë kruasant apo petull të nxehtë, ndërkohë që të vjen keq kur ata i shikon mbrëmjeve me ndonjë kafene apo PUB dhe jo në vrapime e veprimtari sportive që i shërbejnë shëndetshmërisë së tyre
Sigal