Mblidhet asambleja e Albautorit, autorët njihen më ligjin e ri

710
Edmond ZHULALI 
Anëtar i Albautor

Dje më dt 20.09.2017 u mblodh asambleja e Albautorit (shoqata që mbron të drejtat e autorëve). Në këtë ansamble morën pjesë kompozitorët dhe poetet më në zë të Shqipërisë të cilët me krijimtarinë e tyre për vite me radhë i kanë dhuruar publikut shqiptar vepra të mrekullueshme duke filluar nga gjinitë më të zhvilluara muzikore simfonike,filmat,kënga etj…

Edmond Zhulali, Anëtar i Albautor shprehu mbështetjen për punën e palodhur dhe shumë profesionale të këshillit drejtues të asamblesë me president kompozitorin Elton Deda dhe drejtorin e Albautor Erlir Puto, të cilët kanë arritur të organizojnë mbrojtjen e autorëve dhe veprat e tyre që transmetohen në mediet tona duke arritur të shpërndajnë dhe të ardhura financiare. 

Është hera e parë që një kryesi mbledh dhe informon autorët rregullisht për ecurinë dhe problemet e shumta që ka Albautor në lidhje me zbatimin e Ligjit të së drejtës së autorit në Shqipëri. Autorët krijues u njohën me ligjin e ri të së drejtës së autorit i cili ka zhvillime shumë pozitive duke kritikuar një sportel unik ku të gjithë bizneset që përdorin muzikë në ambientet e tyre mbi një bazë të caktuar ligjore do të plotësojnë detyrimet financiare në mënyrë ligjore duke shmangur çdo lloj abuzimi. Gjithashtu për mediet audio vizive përcaktohen qartë detyrimet financiare ndaj përdorimit të veprave të autorëve shqiptare dhe të huaj. Ky ligj do të vendosë rregulla të qarta në të drejtën e transmetimit të veprave të ndryshme artistike duke lënë mënjanë përfundimisht transmetimet “pirate” përdorimin pa leje të muzikës nëpër reklama,dokumentare etj.

Zhulali vijoi duke thënë se shpresonte shumë në mirëkuptimin e medieve për këtë problem, sepse ato janë kolegët tanë dhe duhet të jenë të parët që duhet të vlerësojnë të drejtën mbi pronësinë intelektuale….Ndoshta do të jetë e vështirë por edhe AMA ka thënë ai, duhet të jetë një ndër kërkuesit kryesorë të zbatimit të ligjit të së drejtës së autorit duke zbatuar ligjin për ecurinë e të gjithë televizioneve dhe radiove në mbarë vendin.

Zbatimi i ligjit të autorit është një ndër kërkesat me të vazhdueshme që kemi dëgjuar gjithë këto vite nga USA dhe BE duke e konsideruar zbatimin e tij si një ndër kriteret me të rëndësishme të pranimit në BE. E drejta mbi pronësinë intelektuale është një nocion që nuk ka ekzistuar në Shqipëri por që perëndimi e ka pasur gjithmonë që para shumë vitesh.

Në fund Zhulali u shpreh se: Është koha që krijuesit shqiptarë më në fund të vlerësohen e të respektohen. Por kjo kërkon mbështetje, sidomos nga Qeveria Shqiptare nga përdoruesit e veprave artistike nga vetë Albautori dhe pse jo edhe nga publiku shqiptar që patjetër është në anën e këtyre krijuesve të mrekullueshëm që i kanë falur kaq shumë emocione.
Sigal