Skandal në FIFA, arrestohen 14 zyrtarë, Blatter nën hetim

530
ZVICËR – Shpërthen një skandal i madh korrupsioni në FIFA ku në Zyrih janë arrestuar 14 drejtues të lartë, te cilet akuzohen për pastrim të parave, korrupsion dhe mashtrim gjatë 20 viteve të fundit.
Mëngjesin e sotëm autoritet zvicerane kanë bërë një aksion blic në një hotel ku po zhvillohet takimi vjetor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Akuzat ndaj drejtuesve të lartë kanë të bëjnë me garat për të fituar të drejtën e organizimit të Kupave të Botës dhe akorde marketing dhe të drejtash televizive.
Presidenti Sepp Blatter është nën hetim por jo i akuzuar drejtpërdrejtë. I gjithë hetimi ka nisur në SHBA dhe pritet edhe ekstradimi i 14 zyrtarëve në Brooklyn në New York.
Akuzat për korrupsion kanë të bëjnë me 20 vitet e fundit. Zyrtarët e FIFA dyshohen për ryshfet me vlerë 100 milionë Dollarë. 
Për vite me radhë FIFA është nën hetim nga FBI por presidenti Blatter i ka mohuar akuzat. Edhe vete Blatter është nën hetim nga FBI.
Kjo është një goditje për këtë institucion që vjen vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale ku i vetmi sfidant i Blatter është Princi i Jordanisë Ali Bin Al-Hussein .
Mes të akuzuarve është edhe Jeffrey Webb një nga zëvendës presidentët e Komitetit Ekzekutiv në FIFA. 
Sigal