Tahiri: Ekstremizmi sfidë rajonale dhe globale, Lu: T ë përkushtuar kundër terrorizmit

333
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një aktiviteti me temë “Ekstremizmi fetar si kërcënim për sigurinë”, deklaroi se aktualisht nuk ka shqiptarë që largohen nga vendi për të luftuar në beteja terroriste. Ministri tha se Shqipëria nuk është imune nga rreziku i ekstremizmit dhe as nuk bën përjashtim edhe pse në kontekstin e brendshëm duket se nuk ka rrezik potencial. Sipas tij edhe Shqipëria edhe rajoni e kanë evident rrezikun potencial nga ekstremizmi i mundshëm.
“Njohja reale e fenomenit ka plot vend për institucionet, shoqërinë, akademikët që të analizojnë detajet dhe faktorët shtysë të këtij fenomeni në vendin tonë. Ky fenomen nuk adresohet vetëm me mjete represive, por është një fenomen që më së shumti adresohet me instrumenta shoqëror, social, ekonomik etj. Sot që flasim jemi në zero shifra të shqiptarëve të dalë nga Shqipëria, por jo shqipfolës ama. Por kjo luftë nuk është lufta e vendit tonë. Së fundmi është mësuar se ka shqiptarë që duan të kthehen por që ngecen në një ngërç që nuk kthehen dot. Kjo e bën edhe më evident nevojën për të shkëmbyer informacion me partnerët dhe institucionet në vend për të përballur sfidat tona dhe të rajonit”, deklaroi Tahiri. 
Ndërsa ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu tha se në përpjekjet në luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit duhet të hartohet një strategji ndërkombëtare. “Mijëra persona kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar ISIS. Bota është e shqetësuar nga veprimet e dhunshme të kryera nga militantët. Obama ka parashtruar tre fusha veprimi, dhe ne duhet të jemi të përkushtuar në luftën tonë kundër ekstremizmit dhe dhunës. Të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të ngritur lart vlerat e tolerancës dhe paqes”, tha ambasadori Lu. Sipas ambasadorit, bota rrezikohet nga ISIS dhe grupet e tjera ekstremiste. “Ndaj këtë punë nuk duhet t’ja lëmë fëmijëve tanë, por duhet të angazhohemi vetë.”, tha Donald Lu.
Presidenti Obama, shtoi ai, ka parashtruar se para së gjithash ne duhet të mbetemi të përkushtuar në luftën tonë kundër organizatave terroriste. “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm fillon me refuzimin e grindjeve sektare nga ana e udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë, si dhe me ekspertizën e përkushtimin e grupeve të shoqërisë civile, kontributi i të cilave pasqyron këndvështrimet dhe zërat e të gjithë qytetarëve. Së dyti duhet t’u kundërvihemi ndjenjave që përpiqen ta përdorin fenë islame si mjet për të justifikuar dhunën e tyre. Ekstremistët radikalë përfaqësojnë fenë islame dhe të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të ngritur më lart zërat e tolerancës”, përfundoi ambasadori Lu.
Sigal