Sigal

Milan do të ketë një president të ri. Ai quhet Paulo Skaroni dhe ka dalë nga Asambleja e ditët së sotme. Fondi “Elliott” i ka besuar atij menaxhimin e Milanit. Menjëherë pas zgjedhjes Skaroni është shprehur shumë i entuziasmuar për mundësinë e dhënë. Ai njihet si një tifoz i Milanit.

“Ky është një moment vendimar në historinë e klubit. Për mua është një nder i madh të jem presdienti i klubit. Jemi zotuar për ti sjellë Milanit lavdinë e mëparshme. Do të bëjmë çdo gjë për këtë. Ka shumë punë për të bërë dhe ne ndihemi të eutr për të shfrytëzuar këtë moment pozitiv që nis nga sot”, shprehet Skaroni. Bordi drejtues do të jetë në detyrë për 3 vitet e ardhshme. Fondi amerikan “Elliott” kërkon të investojë gjatë te Milani.