Greqi/ Tifoz me ‘klubin e gabuar’, huliganët i marrin jetën 19 vjeçarit

257
Sigal

Një përplasje mes grupeve rivale të tifozëve ka ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar, i cili u godit brutalisht me drapër. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy të rinj të tjerë.

Gjatë natës nga e hëna në të martë, tre persona kanë qenë duke ecur pranë stadiumit të Arisit në Selanik, kur pranë tyre janë ndaluar dy makina.

Huliganët në automjete dyshohet se kërkuan të dinin se për cilin klub futbolli bënin tifo, dhe kur morën vesh se ishin mbështetës të Arisit, i sulmuan me thikë, drapër dhe sende të tjera.

 

Fatkeqësisht një 19-vjeçar humbi jetën në vendin e ngjarjes nga plagët e marra. Dy të tjerët u transportuan në spital me lëndime në kokë dhe gjoks, por janë jashtë rrezikut për jetën, raporton portali grek “Thestival”. Sipas raportimeve të mediave, policia ka arrestuar 15 të dyshuar.

Klubi i Arisit ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë.

“Në të gdhirë, disa vrasës gjakftohtë vendosën t’i marrin jetën një 19-vjeçari, sepse ai ishte adhurues i ARIS-it. E pamendueshme!”, tha klubi i Arisit në një deklaratë.

“Të lutem, mos më godit më”

Një dëshmitare femër dëgjoi një zhurmë dhe më pas një person që bërtiste: Të lutem mos më godit më.

Më pas kjo dëshmitare femër lajmëroi dhe Policinë.

Image

Ndërsa një banor i një pallati ngjitur raporton se rreth orës 01:00 është dëgjuar një zhurmë në lagje, ku njerëzit bërtisnin, por siç thotë ai “gjithçka ndodhi në një kohë të shkurtër”.

Një grua tjetër që jeton në një pallat ngjitur i tha mediave greke:”Dëgjova zëra nga ballkoni i pasmë, zhurmë, pashë disa fëmijë që vraponin nga shkolla në Nikolaou Plastira dhe bërtisnin” ku është celulari, merrni policinë “.

“Dëgjova një zhurmë dhe u tremba. Prandaj nuk dola. Dëgjova fëmijë duke bërtitur. ”, tha një banor i zonës për meidan greke Thesstoday.